• |
ide | kryesore

Prapaskena e transferimit të munguar të Isco tek Juventus: CR7 vendosi veton

Sport



Francisco Isco ishte një nga lojtarët e përfolur për një transferim tek Juventus, në merkaton e verës, në kohën kur situata e fantazistit spanjoll nuk ishte e mirë në Santiago Bernabeu. Lojtari i interesonte bardhezinjve dhe dukej se tratativa mund të kryhej, në kohën kur edhe mernengues ishin në favor të operacionit. Por dicka nuk shkoi…dhe atë e zbulon Don Balon.

Sipas tyre, menaxherët e Isco ia kanë ofruar lojtarin Juventus, por Cristiano Ronaldo i ka sugjeruar drejtuesve të bardhezinj, të mos vazhdojnë bisedimet me ish-shokun e tij të skuadrës të Real Madrid. Kosta e spanjollit nuk ishte e papërballueshme për Juventus, Blancos kërkojnë 70 milionë euro, por Ronaldo, që në kohët e Real kishte raport shumë të mirë me Isco, tani është kundër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *