• |
ide | kryesore

Skanimi/ Gjithçka duhet të dini për votimin e Bundestagut për Shqipërinë

Arkiva, Kryesore



Bundestagu gjerman miratoi të enjten, në një debat gjysmë ore, rezolutat për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE, të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Për Maqedoninë e Veriut votuan 465 deputetë pro, nga 603 deputetë të pranishëm, ndërsa në votimin për Shqipërinë morën pjesë gjithsej 599 deputetë, prej të cilëve 395 votuan pro dhe 188 kundër, ndërsa 16 abstenuan.Dallimi në vota mes dy vendeve vjen si pasojë e votimit të liberalëve, pro Maqedonisë së Veriut dhe kundër Shqipërisë. Të Gjelbrit, iu bashkëngjitën kërkesës së dy partive të koalicionit, CDU/CSU dhe SPD, megjithëse ishin kundër kushteve shtesë të Bundestagut për Shqipërinë.

Rast historik

Debati që u bë në Bundestag ishte deri diku i qetë. Ai u hap nga eksperti i Evropës Juglindore, Josip Juratoviç, SPD, i cili e vuri theksin kryesisht te përparimet që kanë bërë këto vende falë perspektivës evropiane. Ngjashëm argumentoi edhe Florian Hahn, zëdhënësi i grupit parlamentar CDU/CSU për Evropën. Ai u kujtoi premtimin që u është bërë këtyre dy vendeve për fillimin e negociatave. Hahn lavdëroi përpjekjet e tyre për reforma, por diferencoi mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Duke i kujtuar Shqipërisë krizën e brendshme politike, korrupsionin, krimin e organizuar, por edhe dëshirën për “Shqipërinë e Madhe”, siç e quajti ai. Por Hahn diti t’i kthente këto mangësi në argumente pro çeljes së negociatave: “Çfarë të bëjmë, ta lëmë Shqipërinë vetëm?” Pyeti Hahn dhe paralajmëroi: “Do të humbim një rast historik, nëse i kthejmë shpinën Shqipërisë”, tha ai duke korrur kështu duartrokitje nga kolegët e grupeve të koalicionit.

“Arroganca” e Bundestagut

Më e zjarrtë ishte fjala e deputetit të gjelbër, Manuel Sarrazin, i cili në fillim përshëndeti zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmanin, që e ndiqte nga tribuna seancën e mbajtur në orët e vona të mbrëmjes në Berlin. Osmani kishte ardhur enkas nga Shkupi, për të treguar rëndësinë që i jep vendi i tij këtij votimi. Sarrazini u shpreh i indinjuar me atë që ai e quajti “arrogancë” të Bundestagut që vendos kushte të reja, përtej atyre që ka vendosur Komisioni i BE-së. Veç të tjerash, ai kritikoi edhe ndërhyrjet e disa deputetëve në krizën e brendshme në vend, si ndërhyrje në politikën e brendshme të Shqipërisë.

Të Gjelbrit kishin parashtruar edhe një kërkesë për ta ndryshuar rezolutën. Aty kërkohej konkretisht që Gjermania të ndikojë që konferenca e pare e negociatave me Shqipërinë të hapej qysh në fund të vitit 2019. Veç të tjerash, Të Gjelbrit kërkonin që kushtet të mbeteshin “ato të përcaktuarat nga Komisioni i BE-së, të miratuara në Këshillin Evropian për Çështje të Përgjithshme, më 26 qershor 2018.” Kërkesa e tyre u refuzua.

Kërkojmë dënime zyrtarësh

Edhe Peter Beyer, nga CDU, nuk i kurseu kritikat, por jo në adresë të kolegëve por në adresë të Shqipërisë, megjithëse në fillim lavdëroi ngritjen e një tryeze të rrumbullakët për reformën zgjedhore. “Kjo është gjë e mirë, por nuk mjafton”, tha deputeti kristiandemokrat. Fjalë të ashpra lëshoi eksperti i Evropës Juglindore sidomos për vendimin e gjyqit të ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri, i cili u dënua vetëm për shpërpërdorim detyre dhe shumë më pak se çfarë kishte kërkuar prokuroria. “Nuk gënjehemi me këto dhe kërkojmë dënime zyrtarësh të lartë”, tha Beyer.

Në fakt, në mbledhjen e së martës së CDU/CSU-së kishte pasur debate emocionale dhe të gjata, siç i raportuan disa pjesëmarrës. Gati një ore e gjysmë kishin diskutuar deputetët konservatorë vetëm për Shqipërinë, imazhi i së cilës lë shumë për të dëshiruar, sidomos përsa i përket përfshirjes së shqiptarëve në struktura të krimit të organizuar. Por, në fund të debatit, edhe shumë prej skeptikëve dhe kundërshtarëve të çeljes së negociatave me Shqipërinë, si Gunther Krichbaum, iu bashkuan qëndrimit të kancelares dhe qeverisë së saj. Në votimin nominal të së enjtes në plenum, CDU/CSU pati vetëm 6 vota kundër Shqipërisë dhe 5 abstenime.

AfD, liberalët dhe Die Linke

Ndërsa deputetët e SPD-së dhe Të Gjelbrit që ishin të pranishëm votuan të gjithë pro. Grupi parlamentar i AfD-së pati një abstenim, dhe të gjitha votat e tjera (76) kundër.

Siegbert Droese, nga kjo parti, tha se “për momentin nuk ka asnjë vend të Ballkanit Perëndimor që të jetë gati për anëtarësim”. Droese e lidhi argumentin e tij me qendrimin hezitues të presidentit francez Macron, i cili mendon që në vend të anëtarësimit t’iu ofrojë këtyre vendeve një afrim, përsa kohë që nuk është konsoliduar Bashkimi Evropian.

Liberalët e FDP-së e ndanë votën e tyre: “Po” për Maqedoninë e Veriut dhe thuajse njëzëri “Jo” për Shqipërinë. Vetëm një deputet liberal i dha Shqipërisë votën pro. Me një rezolutë të vetën, partia opozitare propozoi që negociatat me Shqipërinë të çelen vetëm atëherë, kur të jenë bërë përparime efektive në prioritetet kyçe të përcaktuara nga Komisioni Evropian. Edhe kjo rezolutë u refuzua nga shumica e deputetëve.

Edhe e e Majta, e cila kishte qenë e dyzuar para votimit, vendosi te votonte thuajse njëzëri (1 abstenim) kundër çeljes së negociatave, por jo vetëm me Shqipërinë, por edhe me Maqedoninë e Veriut.

Datë për Maqedoninë

Në rezolutën për Maqedoninë e Veriut grupet parlamentare të koalicionit, ndër të tjera kërkojnë që të garantohet vazhdimi i kursit reformues dhe zbatimi i reformave të miratuara nga Maqedonia e Veriut.

Gjithashtu rezoluta kërkon që të bëhet e qartë se “Maqedonia e Veriut duhet të vazhdojë të bëjë përpjekje të konsiderueshme shtesë për të përmbushur kriteret e pranimit, veçanërisht në fushat e sundimit të ligjit, përfshirë edhe të drejtat themelore dhe efikasitetin e Zyrës së Prokurorit të Posaçëm, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe forcimin e institucioneve dhe për forcimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.”

Planet e veprimit të propozuara nga Komisioni Evropian duhet të përmbajnë afate dhe synime të qarta, përmbushja e të cilave duhet të jetë një parakusht për hapjen e kapitujve të rinj, thuhet në rezolutë. Ndër të tjera “Bundestagu ruan të drejtën të përdorë të drejtën e tij të përgjithshme për të komentuar nëse konstaton se kushtet për hapjen e kapitujve negociues nuk janë përmbushur.”

Kushte për Shqipërinë

Në të kundërt, në rezolutën për Shqipërinë kërkohej që qeveria gjermane t’i miratonte negociatat e pranimit me Shqipërinë në Këshillin Evropian, më 17 dhe 18 Tetor 2019, vetëm me kusht që Konferenca e Parë e Pranimit të zhvillohet kur qeveria gjermane të ketë konstatuar plotësimin e dy kushteve:

  • funksionimi i Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë dhe pajisja e tyre me numrin e duhur të gjyqtarëve dhe prokurorëve;
  • miratimi i ligjit të ri zgjedhor dhe garantimi i një financimi transparent të partive dhe fushatave elektorale. Ndërsa kështu, sipas rezolutës,  hapja e kapitullit të parë, mund të ndodhë vetëm kur të jenë plotësuar shtatë kushte të tjera:

1) implementimi i reformës zgjedhore;

2) hapja e ndjekjeve penale ndaj gjykatësve dhe prokurorëve që nga Vetting-u janë akuzuar për vepra të dënueshme penalisht;

3) çelja e procedimeve nga prokuroria, dhe eventualisht nga gjykatat, kundër personave që kanë pasur lidhje me shitblerjen e votave;

4) përparime solide në luftimin kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në të gjitha nivelet, duke përfshirë edhe zyrtarë dhe politikanë të lartë. Këtu hyjnë hetime proaktive gjegjësisht ndjekje penale dhe dënime për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar.

5) Funksionimi i strukturës së posaçme antikorrupsion (SPAK)

6) Përparime në reformën zgjedhore, duke përfshirë edhe verifikimin e punësimit të zyrtarëve të lartë dhe drejtorëve, duke pasur parasysh edhe akuzat për parregullsi.

7) Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019; në rast se zgjedhjet duhet të përsëriten, atëherë ato duhet të mbahen mbi bazën e ligjit të ri zgjedhor.

/DW



11 Comments

  1. Ja u hapen negociatat a e dini se jane 32 kapituj per tu negocuar? Turqia i ka hapur qe ne vitin 2005 negociatat dhe po kjo BE , ne 2006 vendosi qe t’ja bllokonte ( per te gjetur sebepe eshte fare kollaj nga keta hipokrite). Ja i mbyllem me sukses negociatat dhe u antarsuam ne BE (nese BE do te vazhdoje te ekzijtoje ne formen aktuale), cfare perfitimi ekonomik (sepse me demokraci, te drejta njerezore, shtetligjor dhe peralla te tjera ka 30 vite qe na ngopen) do te kete Shqiperia dhe shqiptaret (levizjen e lire te njerezve dhe te mallrave pa dogana ne e kemi me BE)? BE falimentoi ne vitin 2005 kur u dynden barbaret e vendeve te Evropes Lindore (polak, cek, sllovak etj + romun dhe bulgare). Perralla me antarsin ne BE ngjason me te ushqyerin me luge bosh ose ne rastin me te mire (nese nje dite do te antarsohemi) si te te ftojne ne dasem por te te kerkojne qe te marresh buke me vete. Kjo eshte BE ose baxhella plake.

    1. tanido binden pushtetaret ,se sa nevoje ka populli per to,tani do qartesohen se sa te fuqishem jan ,ligji drejtesia populli e drejta verteta apo ato me padrejtesin dhe antivlerat,,me nje gjendje ekstreme ne popull qe ngren gishtin tregues kunder tyre si pergjegjes dhe ligji thot ndeshkim bota populli miratim

    2. Nje enderr ne diell….,e ke gabim,pasi perfitimi ekonomik nga hyrja ne europe eshte shume i madh dhe i dukshem dhe kete e them me bindje,pasi shikoj ne Greqi ku une jetoj qe jepen shume lek nga europa,p.sh.ndertohen hotele me programe europiane,shkojne femijet ne kopshte private falas dhe kopshtet paguhen nga europa,shkojne me pushime falas me programe nga europa dhe shume e shume te tjera te cilat sjellin nje zhvillim ekonomik dhe rritje te mirqenies te dukshme,prandaj dhe Greqia nuk e ndjeu shume krizen,po te ishte jashte europes Greqia do kishte falimentuar,keshtuqe duhet te lusim zotin te hyjme sa me shpejt ne europe per te pare nje dite te bardhe…

  2. si shtet pa pyetur popullin pa referendum ne popull si beri Anglia ,per te dalur nga b,e,e cila beri referendum dhe pjesa me e malle I than jo ,qendrimit ne ,b,e,keta karajfilat ton ,e deshen duan b,en,keshtu u paraqiten ,tani ,berlini fuqia me e malle e evropes I thot ,po urdheroni,uluni ne karriget tona ne mezin ton ,por ka rregulla ,ky eshte shah mat per gjith klasen politike,shah mat me popullin ku per 1 shekull e kan trajtu barbarisht ne menyre te pamerituar dhe te padrejt,ku tashme nuk ju beson askush 2,shah mat me ameriken ,,3 shah mat me evropen ,tash me po del esenca se me ke jan ,kujt I kan sherbyer,dhe gjithcka per gjendjen ekstreme qe aktualisht kemi,tashme eshte moniturim I gjat nderkombetare me fakte te qarta ,per sejcilin me domethenie te qarta,nese deri dje u fol per greva ,rremuja permbysje pushteti vrasje politike ,zgjellje te parakoheshme,keto per rrethanat dhe momentin nuk jan te diskutueshme,mbasi pergjegjsit qe kan pasur ,dhe mosralizimi me pergjegjshmeri tashme eshte kthyer ne llogari,perpara botes dhe popullit vet perms sistemit drejtesise, ku sejcilit I jepet mundesia te shoh veten ne pasqyre veprat e tije sipas ligjit te merituar prej tije,ku I bie qe sejcili prej ture te marr ate qe Meriton ,keshtu qe si popull nuk kemi nevoj te ngrihemi ne greva rremuja as vellavrasje , as permbysje pushteti ,se padrejtesin pasuesit e saje po I permbyse mire bukur drejte ,me hak vetem ,vepruesit e tyre mendja goja gjymtyret e tyre qe me ligje ndeshkohen qe do thot po I permbyse vet ligji veprues I nxitur nga amerika dhe evropa,nuk eshte qe keto karajfila po I urren ky popull nenat baballaret ,vellezerit te afermit e tyre bashkshortet femijet ,e tyre apo luftojne hakmerren duan ti ekzekutojne ,shkatrrojne dhe ndeshkojne por ,keta u bene me pare kriminel te shpirtit vet trupit vet me gjymtyret e veta,me mendje goje vepra kunder vetes vet sepse ishin kunder nje kombi tani gjitha dalin fakte kunder tyre,,askush nga ky popull nuk ju ka thene me beje padrejtesi me vill grabit ndeshko shkatrro bej marrveshje pa me pyetur,por keta e bene nga egoja e pushtetit dhe parasese duke na bere padrejtesi ekstreme,nje kombi te tere,,keto jan fryti I rendimentit te padrejtesise ,suaj ndaj nesh ligji qe vet ju e keni pranu ndaj popullit ku perpara ligjit jan te gjith barabar, kjo eshte nje pjese nga ulltimi juaj I jetes perballje me drejtesin e ligjit ne kete bote qe ju I friksoheni kaq shum ,por nuk e vrisni mendjen aspak se ,sa do jete perballja me ligjet e zotit ne diten e gjykimit,ku ne kete bot gjerat dhe manipulohen por atje eshte drejtesia vertet dhe meshira zotit per ato qe jan penduar pa shkuar atje dhe ndryshojne per mire qe ne kete bote uroj qe gjith cka te zgjillet me drejtesi hak perms vlerave ,kjo klas politike eshte nje leter e djegur per shqiptaret ,keta nuk I hyn kujt ne pune me vetem se drejtesise ajo qe u mbetet shqiptareve eshte ,te angazhohen gjith sipas nivelit dhe aftesise per mendime fjale dhe vepra te mira qe te konfirmohen gjitha zgjilljet nga ulleheqesi drejte deri tek organizimi jetes ,duke pastruar vendin nga agjenturat historike qe na mbajten peng 1 shekull pjes e te keqes , tashme zoti ,lla mundesit qe si popull te tregojme veten nese jemi me te mallin zot dhe si thot ai apo ,me njeriun kokbosh ,e flal bosh dhe te jemi bosh ne bark mendje lle ekonomi si ky model qe na solli deri ketu falnderoni te mallin zot qe solli ket moment mirnjohje dhe respect per gjith kontribuesit

    1. nuk ka rendesi ,cfar fole ti 1113 e rendesishme eshte qe mesova kush je me emer dhe mbiemer,komenti eshte fjala e lir qe se ndalon ti , komenti ka shkak ,shkaku eshte padrejtesia,sejcili e ben ate sipas nivelit qe ka duke shprehur ,natyralitetin e vet ne menyre natyrale,urren padrejtesin dhe kerkon te drejten qe I takon,kurse keshillimin per mire me qellim te mire ,dhe largimin nga e keqa, ndaj te gjitheve per te miren e tyre e kemi obligim hyjnore dhe moral por eshte ne dobin e gjitheve ,un askujt nuk I kam then armik ne komentet e mia, as armikut te vertete ,qe e Meriton por sejcilit I kam perkujtuar te miren ne dobin e tije qe te mbetemi miq jo armiq,pse tjeret behen armiku vetes me mendjen gojen dhe veprat e tije duke ju bere padrejtesi tjereve un nuk I kam kujt hak, gjithsesi edhe pse per mire ju kerkoj ndjes te gjitheve qe jan prekur ,un nuk jam dhe nuk behem shpetimtari kujt mbasi sejcili ka ne dore shpetimin ose humbjen e vet,edhe pse ne dore pata mundesi ,te shumta dobish per ne kete vend I anullova gjithcka sepse nuk eshte e merituar mbasi heshtja ndaj te keqes tregon pajtim me te kemi nje shekull ku e keqa zhvillohet aq shum si ti te keqes I thuani e mire dhe te mires te keqe ,un nuk largohem nga friga ,nga gjithcka shqiptare ,apo ballkanike ,por nga bindja ,qe gjithcka e mire eshte e pa merituar per ju,uroj te kuptoni te largoheni nga e keqa qe te mos shijoni te gjith ,ate qe I keni sherbyer mu me mjafton zoti krijuesi gjithesis ,,ati I lutem qe ket fatkeqesi qe na suallet per nje shekull me prona politika veprime te ma kompesojne me dicka me te mire nga un kjo do te mbetet ne kujtese qe kur te dalim perpara te mallit zot ,te bindesh kish kishte te drejte ,mbasi tani nuk kupton dhe sheh asgje vec interesin me tri fjal te shkurtera me lle nje mesim te mall ,me bere te pasurohem me dituri dhe te ardhme ekonomike nderkohe qe kisha mundesin por mbeta I varfer duke u perpjekur tu bej mir tjereve ,ndoshta ka dashur dhe vet I malli zot ky te jet caku I fundit I angazhimit tim

  3. Qenkan lodhur shume keta gjermonet gjysem ore debat,maqedonia mori me shume vota pro per nje arsye,opozita atje nuk shkonte te shpifte si lulu nga mengjesi ne darke,kaq e thjeshte eshte o shurranjose e shpellare

  4. O zagar i pa emer Maqedonia nuk ika drogaxhinj ata qe qeverisin nje qe kishin te pa deshirushem -Grujevskin-iku ne pidh te sateme ,kurse keta moter dhe gra qirat nuk e leshojne pushtetin o rob qire.

  5. O rrotekari vlonjat pushteti meret me vote qe ta kuptosh,sa per gruevskin e luluse ky I maqedonise ne opozite ishte por ai nuk eshte llapaQen si lulja qe ti o kurve pd dashuron

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *