• |
ide | kryesore

Venecia: Meta tejkaloi Kushtetutën, por nuk mund të shkarkohet

Lajme



Edi Rama dhe mazhoranca kanë tashmë një argument më pak për shkarkimin e Ilir Metës pas zbardhjes së opinionit të Komisionit të Venecias për këtë cështje. Në raportin prej 19 faqesh thuhet ndër të tjera se shtyrja e zgjedhjeve të 30 qershorit nga ana e Ilir Metës ishte tejkalim i kompetencave të tij, por kjo nuk përben shkak që Presidenti i Republikës të shkarkohet nga Parlamenti.

“Shtyrja e zgjedhjeve pa një bazë të qartë ligjore, është tejkalim i Kushtetutës, por jo shkak për shkarkimin e Presidentit”, ky është konkluzioni i Opinionit të Komisionit të Venecias në përgjigje të kërkesës së dërguar nga Kuvendi i Shqipërisë.

Më poshtë raporti i Komisionit të Venecias i zbardhur nga Presidenca. 

Sipas ekspertëve të Komisionit të Venecias, e drejta e Presidentit për të shtyrë ose anulluar zgjedhjet është e diskutueshme dhe nuk mund të ushtrohet pa një bazë të veçantë ligjore.

Qëllimi legjitim i ruajtjes së rendit kushtetues mund të justifikojë shtyrjen e zgjedhje në situata të jashtëzakonshme, të tilla si gjendje lufte ose fatkeqësi natyrore. Kur një krizë e rëndë prek vendin, zgjedhjet me të vërtetë mund të përkeqësojnë konfliktet politike dhe mund të jetë e nevojshme për të kërkuar një zgjidhje të krizës. Në kushte shumë të jashtëzakonshme mund të jetë detyrë e autoritetet të shtyjnë zgjedhjet me qëllim të uljes së tensioneve dhe t’i japin votuesve mundësinë të shprehin vullnetin e tyre në një kontekst të sigurt dhe të rregulluar.

Mirëpo, Sipas Komisionit të Venecias Presidenti mund t’i referohet vetëm një situate krize që është nën nivelin e veprimit të masave të jashtëzakonshme. Prandaj një “nivel më i ulët” i krizës nuk mund të justifikojë anulimin ose shtyrjen e zgjedhjeve nga një organ publik, që nuk e ka shprehimisht këtë të drejtë.

Garantimi i zgjedhjes mes disa alternativave, shmangia e mundshme e konflikteve në shoqëri dhe ruajtja e demokracisë, mund të konsiderohet si qëllime të ligjshme për shtyrjen e zgjedhje. Por, edhe pse Presidenti mund të ketë ndjekur një qëllim të ligjshëm për shtyrjen e zgjedhjeve, as Kushtetuta dhe as Kodi Zgjedhor nuk përcaktojnë ndonjë fuqi të përgjithshme që Presidenti të anulojë zgjedhjet dhe të caktojë një datë të re. Komisioni i Venecias arrin në përfundimin se bojkoti i zgjedhjeve nga partitë kryesore të opozitës nuk është shkak i mjaftueshmë për të shtyrë apo anuluar zgjedhjet.

Duke marrë në konsideratë qëllimin legjitim që ka ndjekur Presidenti dhe veprimet e kryera prej tij, edhe pse vlerëson se për këtë vendimin duhet ta marrë Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë dhe Kuvendi i Shqipërisë, Komisioni i Venecias, është i mendimit se anulimi dhe shtyrja e më vonshme e zgjedhjeve lokale nuk plotësojnë kriteret e domosdoshme për t’u konsideruar një shkelje e rëndë e Kushtetutës që sjell shkarkimin e Presidentit.

Në përfundim të Dokumentit prej 19 faqe, Komisioni i Venecias arrin në konkluzionin se:
1. Në mungesë të një dispozite ligjore të posacme, Presidenti mund të anulojë zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore vetëm në një situate që plotëson kriteret për marrjen e masave të jashtëzakonshme.
2. Anulimi i zgjedhjeve është i mundur vetëm në situata që plotësojnë kërkesën për shpalljen nga autoritetet shtetërore të masave të jashtëzakonshme. Në rastin konkret, rregullat kushtetuese për marrjen e masave të jashtëzakonshme nuk janë ndjekur në këtë rast dhe as nuk kishte një konsensus politik, i cili do të lejonte këtë krijimin e një baze ligjore ad hoc për shtyrjen e zgjedhjeve.
3. Anulimi i zgjedhjeve ndikon gjithashtu në të drejtat për të zgjedhur të njohura instrumentet ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe çdo ndërhyrje kërkon respektimin e parimit të proporcionalitetit.
4. Mungesa e një baze ligjore dhe disponueshmëria e alternativave (shtyrja e zgjedhjeve sipas masave të jashtëzakonshme sipas nenit 170 të Kushtetutës ose rifillimit të dialogu politik pas zgjedhjeve) bën ndërhyrjen në të drejtat pë të zgjedhur joproporcionale.
5. Bojkoti elektoral nga partitë politike, edhe nëse ato përfaqësojnë një pjesë të rëndësishme të elektorati nuk mund të ndalojnë mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta. Përndryshe, këto parti do të kishin një mjet për të parandaluar plotësisht çdo zgjedhje.
6. Megjithëse Presidenti tejkaloi kompetencat e tij kushtetuese duke anuluar dhe shtyrë zgjedhjet lokale përtej mandatit zgjedhor të autoriteteve lokale pa një bazë të veçantë ligjore, rrethanat që e diktuan mund të çojnë në përfundimin se akti i tij nuk mund të jetë i një natyre mjaft serioze që passjell shkarkimin e Presidentit.



31 Comments

  1. Pikat me kryesore per mendimin tim jane :

    5. Bojkoti elektoral nga partitë politike, edhe nëse ato përfaqësojnë një pjesë të rëndësishme të elektorati nuk mund të ndalojnë mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta. Përndryshe, këto parti do të kishin një mjet për të parandaluar plotësisht çdo zgjedhje.

    6. Megjithëse Presidenti tejkaloi kompetencat e tij kushtetuese duke anuluar dhe shtyrë zgjedhjet lokale përtej mandatit zgjedhor të autoriteteve lokale pa një bazë të veçantë ligjore, rrethanat që e diktuan mund të çojnë në përfundimin se akti i tij nuk mund të jetë i një natyre mjaft serioze që passjell shkarkimin e Presidentit.

    1. aahaha Ku i shkuan tere ato anal-iza qe beri Bushat kurva dhe Shkurdhak neandertali per shkeljen e kushtetutes nga Meta dhe lenjen e mandateve nga PDja.
      Anal-iza vertet mbreselenese qe vetem gomeret e ketij portali i besonin .

    2. Nje nga kryetaret e bashkise se Corovodes, i cili ne te gjithe zonen njihej me epitetin Bamke Qurollari i Baftiarit, e priste me dreka e darka pafund Baftiarin me soj e sorollop ne cdo kohe dhe i rrinte pere-lepe. I conte pavonese pjesen nga cdo tender, investim publik apo privat. Njehere ne shumen e disa qindra miners €, mungonte nje 100€ dhe e dini se cfare i beri Baftiari? E beri lanet, dalje pergjithmone duke deklaruar; te mos me dale me para syve ai qe me volli 100€. Dhe qe nga ajo dite ky derdimeni, qe i kishte cuar miliona € Baftiarit, u prish me te per 100 mije leke te vjetra. Ky eshte Baftiari; trim dhe syshqiponje , burreror, atdhetar, i drejte, qe i dhimbsen shqiptaret, qe dite e nate mendon per ta, i pakorruptueshem, rruajtesi i pareve tona, i gatshem per vetsakrifikim, gjigand dhe shpatullgjere.

  2. The president should resign. He has to keep his word.
    Let SP to get all power in the state…of cours not for long terms..the parliamentary “opposite” + miss Spiropali + lskanderbegwill handle it :)))..at the end..
    ..to be continued..

  3. Mr.President should resign.
    He has to keep his promise.
    Let the parliamentary magnificent “opposite” + Mrs. Spiropali + Mr. Iskanderbeg to handel it…for sure not for long terms :)))..
    to be continued..

  4. “Bojkoti elektoral nga partitë politike, edhe nëse ato përfaqësojnë një pjesë të rëndësishme të elektorati nuk mund të ndalojnë mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta. ” e paska degjeneru fare

  5. tejkalimi ca eshte ,, shkelje .. si te thuash eshte pak me barre.. jep dorheqjen apo do dali dhe do thote qe cim peka genjen

  6. Po ketyre te venecias po i iken italia per lesh kane kohe te merren me ne. Ou. Po kur u votua ligji 7501 per pronat pse nuk folen Kurvat vemjeciane me maska karnavalesh.

    1. Komisjoni i venecias nuk eshte komision italian ( qe poi i iken italia per lesh) , por organ i BEs qe vendndodhjen e ka ne Venecia. Ne kete organ marrin pjese juristet me te mire te BEs te cilet merren me ceshtjet juridike te BEs.

  7. Flm per sqarimin. Po ne nuk jemi ne BE me aq sa di.
    Dhe ti tjetri, kari te mbifte ne balle se dy brina i ke dhe ti besh 3.

    1. E vertete eshte qe ne nuk jemi pjese e BEs por me sa di une , ne u jemi lutur atyre (shume here) per ndihme juridike , dhe jo ata neve. Nga nje person qe ka punuar me ta me eshte thene se ngaqe kane punuar kaq shpesh me kushtetuten tone , ata e njohin ate shume me mire se ne.
      Problemi me shqiptaret eshte qe gjithcka e shohim me syzet e interesit personal ( politik) dhe jo me realizem. Nese vendimi i tyre do te kenaqte interesat e tua , do flisje ndryshe.

    2. Prap une . Dhe sa i perket ligjit 7501 asnje person , organizate , apo parti politike nuk ju ka kerkuar atyre ndihme. Duhet tja u kerkosh ti qe te te pergjigjen ata.
      Por ne me te shumten e rasteve ata meren me ZBATIMIN E LIGJIT dhe jo berjen apo skualifikimin e ligjeve. Parlamentet jane sovrane ne miratimin e ligjeve.
      Per rastin e 7501 , e shumta qe mund te thonin ata eshte se bie ndesh me te drejtat e njeriut ( e drejta e prones) , dhe kaq.

    1. SI E KE MAMIN ? MOTRA TA MORI PROVIMIN ? PO KESHTU THUAJ TE MARRIN NGJALEN TIME SE JU SJELL FAT . ME TE BUKUREN KU TA KESH

  8. Interesi im eshte qe ta shoh kete vend te ece drejt mirqenies. Por cuditem se si nje ligj kaq i rendesishem si ai i pronave kalon pa u vene re. Une besoj se eshte ligji kryesor qe punet te merrnin per mire. Dhe nuk e di qe evropianet ta lene ne harrese, vetem nqs ne jemi magazina e plenave.

    1. Ligji 7501 eshte miratuar ne parlament ne fillim te demokracise ( 91 me sa mbaj une ) . Ne ne ate kohe nuk kishim asnje marveshje me komisjonin e Venecias per ‘ shkembime dypaleshe’ dhe ‘ ndihme reciproke’ . Per mendimin tim ata qe aprovuan kete ligj bene gjene me kriminale ne historine e demokracise tone. Ata bene VJEDHJE , GRABITJE, SHPRONESIM. Problemet qe ka shkaktuar ai ligj do te ndihen dhe per te pakten 30 vite .

  9. Eshte apsurde kur lexon komentet e analisteve shqiptare ,te cilet mund ti konsiderojme lirisht si militant apo me thjeshte me ate fjalen e popullit ” qeni ku hane aty edhe leh” sepse ndryshe si eshte e mundur qe nje vleresim keshillues i Komisionit me autoratativ te dretesis ne Europe te interpetohet sipas interesave poliike partiake te njeres apo pales tjeter.Bushati apo Shkullaku te cilet me nje dyzine gazetaresh apo analistesh mercenare nuk hesitojne fare te perkthejne sipas interesave te padroneve te tyre duke ndryshuar e shtuar fjale fraza fare nuk gjenden brenda dokummentit te Venecias.Nuk gjendet ne asnje fjali as pasus shprehja “:Presidenti nuk shkarkohet”,Jo..jo aty e zeza mbi te bardhe shkruhet se Presidenti tejkaloj kompetencat kushtetuese ,qe eshte termin qe ne i themi “shkeli”, E dyta te gjithe e dime se Komisioni i Venecias nuk shkarkon asnje president,ai ne fakt verteton tejkalimin gjegjesisht shkeljen e kushtetutes dhe shkarkimin e lene ne dore te seances parlamentare dhw Gjykates Kushtetuese sepse ata jane te vetmet institucione qe shkarkojne apo jo Presidentin.
    Ajo ne fakt sugjeron shkqarkimin por i sugjeron institucionet e Shqiperise te vleresojne situaten aktuale a eshte ne interes te shqiptareve ta shkarkojne apo jo.
    Eshte turp i madh per disa gazetare e opinionista sahanlepires si mund te luajne per te mertua gjellen e tyre edhe me permbajtjen e dokumentit te institucionit ma prestigjioz te dreejtesise ne Europe.PO sot per fat ka mijera shqiptare te cilet mund ta lexojne origjinalin dhe secili nga ta do te kuptojne se Komisioni i Venecise ka vertetua shkeljen e kushtetutes shqiptare nga ana e Presidentit dhe ai njeherit ka vertetua legjitimitetin e zgkjedhjeve te 30 Qershorit. dhe asgje nuk mund te ndryshohet nga autoparlantet e paguar me mjekrra apo pa mjekrra.

  10. EDI QELBESIRA DO JU DHJEJ NE KOK JU NENQELBESIRAVE SIQ JU KA DHJER DHE ATI I TIJ KRISTAQI E DAJA I TIJ SPIRO KOLEKA.KUR GJEN KOKDHJER PSE MOS TI DHJEN EDHE NJE HER.

  11. Me vjen keq per gjithe demokratet e vertete dhe per anetaresine e sinqerte,por vetem shikoni ku ka rene PD-ja dhe LSI-a sot.Jane si kope pa bari ne mes kater rrugeve fale injorances se ledershipit dhe keshillave te ketyre mercenareve si Bushati e Shkullaku.I mashtruan anetaresine se do e rrexojne Ramen por ne fakt i dorzuan tere pushtetin e Shqiperise ne dore tani me keto broqkulla po i dorezojne edhe postin e Presidentit.Vetem keta ishin ne gjendje ta bejne Ramen monark dhe askush tjeter as tere socialistet e botes nuk mund ta benin ate qe bene Luli e monika me autoparlantet politik dhe mercenaret mediatik.

  12. Sa te jete Bushati e Shkulaku nuk do te shkarkohet Meta sepse keta vendosin ashtu si vendosin se kush do te jete ne qeveri.Si nuk u mbushen mend keta kokezbrazet,po kush i pyet keta pordhaxhi?

  13. Qelbistani do te perfundoj azili per paraplegjik me i madh ne bote. Te gjithe banoret e ndershem te ketij vendi te largohe se nuk mund te rrijne ujqit me delet basheke.

  14. Shkoni lani bythen e pleqve e plakave ju shurranjoset e shpellaret dhe ata qe do qendrojne do thithin me shume oksigjen,me ju ky vend vete ndotje do kete,shporruni bythelepirsat e shqupit,mos harroni merni dhe qimin dhe zigurin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *