• |
ide | kryesore

F1 Rusi: Leclerc rekordesh: piloti është i pakapshëm me Ferrari, sërisht pole position

Sport



Charles Leclerc do të niset nga pole position në GP të Rusisë, gara e 16 e Botërorit të F1. Piloti i Ferrari dominoi kualifikueset, duke e mbyllur xhiron e shpejtë në kohën 1’31”628 e duke mbajtur pas Mercedes të Hamilton. Britaniku ka befasuar në xhiron e fundit kokëkuqen tjetër të Vettel, që zbriti në vijën e dytë për pak të mijta. Në krah të tij do të jetë Mercedes tjetër ai i Bottas, që fitoi një pozicion më shumë falë penalitetit të Verstappen.

Leclerc nuk resht së mahnituri e shkruan një tjetër faqe të rëndësishme në historinë e Ferrarit. Kishte nga 2000 që një pilot i Ferrari nuk arrinte të fitonte 4 pole radhazi (ia doli Schumacher, që kapi kuotën 7 me tre garat e para të vitit 2001). Leclerc, ndërkohë, është konfirmuar më i miri ‘poleman’ në këtë sezon. I pakapshëm për këdo, edhe për mbretin e kualifikueseve Lewis Hamilton, që pati kënaqësinë ti prishte festën Ferrarit, duke lënë pas Sebastian Vettel.

Në vijën e dytë do të niset edhe Valtteri Bottas, që u ngjit deri në vendin e katërt, vetëm falë dënimit të Verstappen. Hollandezi i Red Bull e ka mbyllur garën me kohën e katërt (+ 0”682), por duhet të niset nga pozicioni i nëntë, duke qenë se humbi 5 pozicione të premten, për ndryshimin e motorit endotermik. Për tu nënvizuar fakti që dy makinat Mercedes, ndryshe nga Ferrari, do të nisen me goma të mesme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *