• |
ide | kryesore

Juventus avancon para të gjithëve: Paratici i kërkon Brescia yllin e skuadrës

Sport



Nëse Juventus është e detyruar të ndjekë në kampionat, në merkato shoqëria bardhezi është gjithnjë e para që lëviz. Strategjia e Juventus është të sigurojë talentet më të mirë duke lëvizur para konkurencës e në këtë këndvështrim pesë provat e para sezonale në Serie A të Tonali me Brescia i kanë bindur të gjithë. Paratici në rastin e Brescia-Juve ka folur qartë me Cellino: Juventus e do dhe do të flitet në fund të sezonit.

Është e pamendueshme dhe e kotë të hipotezohet një transferim gjatë sezonit në vijim, duke parë numrin e lartë të mefsuhorëve në dispozicion të Sarri. Organizatori 19 vjecar pas viteve pozitive në Serie B po konfirmon kualitetin e tij në elitën e futbollit italian, duke luajtur me personalitet për Brescia. Normal që interesi ndaj tij është i lartë, e rritet me kalimin e ndeshjeve kështu që Juventus për të evituar konkurencën, lëvizi zyrtarisht e para. Për këtë Drejtori Sportiv Paratici ka bërë kontaktin e parë zyrtar me presidentin e Brescia Cellino pas ndeshjes së mesjavës. Asnjë tratativë për momentin, por bardhezinjtë kanë një pozicion të privelegjuar në fund të sezonit kur Rondinelle të ulen në tryezë për të diskutuar të ardhmen e Tonalit.

Konkurenca kryesore edhe këtë si në kampionat është me Interin e Antonio Conte që gjatë verës, ashtu si Fiorentina, kishte bërë një ofertë për lojtarin. Por Tonali i intereson edhe Napolit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *