• |
ide | kryesore

Klopp gabon me një lojtar: Liverpool rrezikon të përjashtohet nga Kupa e Ligës?

Sport



Liverpool mund të përjashtohet nga Kupa e Ligës pasi Liga e Futbollit në Angli hapi një hetim mbi një prej lojtarët e rreshtuar në fushë nga Jürgen Klopp të mërkurën. Trajneri gjerman kishte vendosur të luante me një XI me shumë element të rinj për t’u përballur me MK Dons, klubi i divizionit të katërt (2-0).

Ndërkohë, njëri prej lojtarëve, Pedro Chirivella, nuk mund të plotësojë kriteret e regjistrimit për shkak të një problemi të çertifikatës së transferimit ndërkombëtar. Liga tani mund ta gjobisë klubin dhe / ose ta përjashtojë atë nga kompeticioni, por disa burime i kanë thënë Goal se penaliteti mund të jetë më pak i rëndë.

“Klubi është informuar për një problem të mundshëm administrativ me një nga lojtarët tanë”, bëri të ditur klubi në një deklaratë. “Ne po punojmë me autoritetet përkatëse për të vërtetuar faktet dhe nuk do të komentojmë derisa ky proces të ketë mbaruar “.

Edhe nëse faktet do të vërtetoheshin, disa precedentë sugjerojnë se Liga mund të vendoë për një gjobë të thjeshtë. Kjo ka ndodhur me Sunderland në vitin 2014 i cili kishte rreshtuar sulmuesin Ji Dong-Ëon kundër MK Dons.

Në shortin për raundin e ardhshëm, Liverpool tërhoqi Arsenal. Të Kuqtë do të mirëpresin djemtë e Unai Emery në Anfield në 29 tetor.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *