• |
ide | kryesore

Plagosi me thikë 19-vjeçarin, arrestohet i riu në Shkodër (Emri)

Lajme, Të fundit



Është vënë nën pranga autori i dyshuar, i cili plagosi me mjet prerës Igli Palloshan, në muajin korrik të këtij viti, në lagjen  “Qemal Stafa” në Shkodër.

Si shkak i sherrit me motive të dobëta mes dy të rinjve, dyshohet të jetë bërë një femër.

Autori i identifikuar i plagosjes, Astmir Shabanaj, 19 vjeç, pas përplasjes me Palloshan, i ka bërë pritë këtij të fundit dhe e ka goditur me thikë.

Materialet në ngarkim të të ndaluarit i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Ndërhyrje të padrejta në jetën private” e “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *