• |
ide | kryesore

Të shtëna me armë zjarri në Burrel, një person në rrezik për jetën

Lajme, Të fundit



Qyteti i Burrelit është vënë në panik mbrëmjen e sotme pas disa të shtënave me armë zjarri.

Bazuar në informacionet paraprake që komunikohen nga vendngjarja, mësohet se si pasojë e të shtënave një person ka mbetur i plagosur.

Ende nuk është bërë i ditur identiteti i të lënduarit, i cili raportohet të jetë në rrezik për jetën.

I plagosuri është dërguar në ambientet e Spitalit Rajonal të Burrelit nga një mjet privat ku ka marrë ndihmë e parë dhe më pas është nisur drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet për trajtim më të specializuar.

Ndërkohë, Policia ka nisur hetimet për të kryer zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si edhe për indentifikimin e autorëve të plagosjes.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *