• |
ide | kryesore

Vijon “ankthi”, tjetër tërmet me epiqendër në Adriatik

Lajme, Të fundit



Një tjetër tërmet me epiqendër në detin Adritiatik është regjistruar këtë pasdite.

Sipas të dhënave të disponuara nga “EMSC”, lëkundjet janë regjistruar në orën ekzakte 16:21, 6 kilometra në veri të Durrësit.

Tërmeti ka qenë me magnitudë 3.1 me një thellësi prej 10 kilometrash.

Të shtunën e kaluar, vendi ynë u trondit nga tri tërmete të fuqishme, mes të cilëve njëri ka qenë me magnitude 5.8 Rihter dhe intensitet mbi 7.5 ballë, i lokalizuar 30 km në veri të qytetit të Durrësit. Sipas IGJEUM-it, ky është tërmeti  më i forti i shënuar në vend në harkun e 20-30 vjetëve të fundit. Tërmetet shkaktuan dëme të mëdha materiale, si dhe mbi 105 të plagosur.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *