• |
ide | kryesore

Pamjet po “pushtojnë” rrjetin/ Policët thyejnë xhamin e “Audi-t” luksoz dhe nxjerrin zvarrë shoferin (FOTO)

Lapsi Leaks



Ndoshta të frymëzuar nga saga e produksionit kinematografik “Fast and Furious”, ku mbahen gara të hiperbolizuara mes drejtuesve të makinave sportive, pasionantët e shpejtësisë, kryesisht të grupmoshave të reja, mesa duket janë vënë në rolin e protagonistëve të filmit, duke pasur si vendzhvillim të konkurrimit rrugën “Langston” në Loughton të Britanisë.

Fotot e mëposhtme, të cilat po bëjnë xhiron e rrjetit në mbarë botën, tregojnë se si Policia thyen xhamat e një “Audi” luksoz dhe nxjerr me dhunë shoferin nga makina.

Ky arrestim i bujshëm është raportuar të ketë ndodhur mëngjesin e ditës së sotme.

Ndërkohë, mediat britanike flasin për 4 persona të arrestuar në total për shkak të shpejtësisë së lartë.

 

 

 

 

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *