• |
ide | kryesore

Vllaznia mbrojtja më e mirë e kampionatit, por kundër Skënderbeut bën edhe poker

Sport, Video



Kishte shënuar vetëm një gol në pesë javët e para, por statistika nuk e ka penguar Vllazninë të shkatërrojë çfarë Daja kishte ndërtuar me kujdes në dy javët e fundit: 4-0 rrëzohet Skënderbeu nën muret e Shkodrës me dy penallti dhe vulën e Zogajt në fund të ndeshjes. Jonuz mund të jetë më shumë se i kënaqur: skuadra e tij mendoj ndër të rrezikuarat, por tani me 9 pikë i është ngjitur pas kreut.

Maqedonasi ruajti stabilitetin në mesfushë, duke i garantuar mbështetje prapavijës, që ka qenë edhe pika më e fortë e një skuadre që në 5 javë kishte marrë vetëm dy gola, edhe atë në një ndeshje. Sulmi pa pika referimi me inisiativat e Likës e Shtubinës nuk është se krijoi panik tek Skënderbeu, që ruajti me kujdes sulmet pas shpine dhe në pjesën e parë e mbajti pothuaj të pashqetësuar Koliçin deri në momentin e penalltisë.

Shkodranët e dominuan fushën nga ai moment, duke ushtruar presion mbi lojtarin në zotërim të topit, pa i dhënë mundësinë Ditës të shpërndante lojën. Një ndeshje për tu harruar për Turtullin, që nuk kishte kuptuar se Vllaznia kishte probleme me golin, por jo nga pika e bardhë, ku Gilman Lika u prezantua për herë të dytë në minutën e 68, me të njëjtin rezultat: Kolici i mundur dhe Skënderbeu i dorëzuar. Goli i Zogajt në fund, i sapofutur në lojë, e ai në shtesë i Hygor, vetëm sa vulosën një fitore që ishte siguruar, duke kthyer entuziazmin në Shkodër për një skuadër që funksionin: mbrojtja më e mirë e kampionatit, por që duhet përmirësuar në vijën e parë.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *