• |
ide | kryesore

Sfidon Juventus si kryesues, Conte karikon Inter: “Goli pas kartonit të kuq mund të vriste një elefant, por jo ne “

Sport, Video



“Goli i tyre pas kartonit të kuq mund të vriste një elefant, por jo ne”, kështu Antonio Conte tregon krenarinë për fitoren e Inter në fushën e Sampdoria marrë me 10 kundër 11. “Jam i kënaqur me interpretimin e bërë nga djemtë. U treguam të aftë, është cështje mentaliteti. Sulmuam edhe pas golit të tretë, pastaj mbrojtëm avantazhin. Të gëzojmë fitoren tani”, ka thënë tekniku zikaltër.

Fitorja e gjashtë radhazi, vetëm Herrera ka bërë më mirë tek Inter, por tani vijnë Barcellona e Juventus: “Të ndodhemi në situata të tilla na bën më të fortë, na bën të kuptojmë sse duke punuar të gjithë bashkë edhe me 10 lojtarë mund të fitojmë. Tani duhet të rikuperojmë për Barcellona, një sfidë që të jep motivime të mëdha. Juve? Të përqendrohemi tek Barcellona, i hedhim hapat një nga një.
Më ka rastisur ti shoh bardhezinjtë në ndonjë ndeshje. Èshtë skuadër e fortë, që vjen nga tetë tituj të fituar në mënyrë të rëndësishme. Por jemi krenar që shkojnë në këtë ndeshje me 18 pikë”.

Bardhezinjtë e Sarrit kanë fituar ndeshjen e tyre, duke shënuar dy herë në portën e Etrit Berishës dhe Spal, me Miralem Pjanic dhe Cristiano Ronaldo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *