• |
ide | kryesore

Sherre, dorëheqje, shkarkime e rikthime: 24 orë të një çmendurie të paparë në pankinat braziliane

Sport



Valzer pankinash, shprehja e përdorur nuk ka marrë kurrë më tepër kuptim, se pas asaj që ndodhi në kampionatin brazilian të Serie A, ku në më pak se 24 orë katër skuadra kanë ndryshuan trajner, përfshirë edhe një rikthim në bazë. Cështja më intersante është se një trajner në Brazil mund të ndryshojë skuadër shumë herë gjatë një sezoni, mjafton të ketë zgjidhur kontratën. Katër histori të ndryshme, por të gjitha për tu rrëfyer.

DORËHEQJA E CUCA

Revolucioni i parë ndodhi tek San Paolo. Një fillim sezoni shkatërrimtar për një skuadër që ka një traditë të pabesueshme: 9 fitore, 10 barazime e 7 humbje. Të enjten në 26 shtator, pas humbjes në shtëpi 1-0 kundër Goiàs, tekniku Cuca dha dorëheqjen. Për disa orë skuadra iu besua koordinatorit teknik Vagner Mancini, pastaj firmosi trajneri i ri Fernando Diniz, që gjatë këtij viti kishte drejtuar Fluminense. Një zgjedhje jo shumë e pëlqyer nga tifozeria (në një sondazh, vetëm 9,22% ishin nga ana e tij, më të preferuar Tiago Nunes e Rogerio Ceni) por i sponsorizuar me shumë entuziazëm nga grupi historik që komandon në dhomat e zhveshjes: Hernanes, Dani Alves e Pablo. Pikërisht Dani Alves kishte pasur mosmarrëveshje me Cuca, që sipas tij nuk e vendoste në rolin e tij.

SHERRI E SHKARKIMI

Pak më shumë se një muaj zgjati drejtimi i Oswaldo De Oliveira tek Fluminense: ekzaktësisht 38 ditë e 7 ndeshje. Akti i fundit i ksaj cështje u luajt të enjten në Maracanà, ndeshje e barazuar 1-1 nga “Flu” kundër Santos. Kur Oswaldo thërriti në pankinë Ganso (ish-lojtari premtues i futbollit botëror), lojtari është përgjigjur me një epitet tipik brazilian: “Burro”, që do të thotë “gomar”. Përgjigja e Osëaldo ishte: “Vagabundo”. Ditën që pasoi Osëaldo De Oliveira u shkarkua, edhe pse u përpoq ta minimizonte atë që ndodhi. Fluminense tani është e 16° në klasifikim, vetëm një vend mbi zonën e rënies. Tani skuadra e Rios kërkon të rimarrë Cuca, që nga ana e tij kërkon të marrë një periudhë pushimi. Kandidatët janë Lisca, Mauricio Barbieri e Zè Ricardo, që ndërkohë është shkarkuar nga Fortaleza.

ROGERIO CENI, RIKTHIM NË TË ARDHMEN

Në 13 gusht, ish-portieri mitik Rogerio Ceni i kishte kërkuar Fortaleza të lirohej nga kontrata për të drejtuar Cruzeiro, duke shpresuar të ndiqte objektiva të mëdha. Në vend të tij ishte afruar Zè Ricardo, trajneri emergjent pa një CV të pasur me vete. Fortaleza nuk vazhdoi të merrte rezultatet e mira të fillimit të sezonit e në daljen e fundit u mposht 4-1 nga Atletico Paranaense pasi kaloi në avantazh. Në orët që pasuan, Fortaleza shkarkoi Zè Ricardo e Cruzeiro mbylli raportin me Rogerio Ceni, duke marrë në vend të tij Abel Braga, një nga shenjtët e futbollit brazilian. Rogerio Ceni nuk mbeti gjatë pa punë, sepse Fortaleza e thiri menjëherë, duke gëzuar tifozët të cilëve i kishte dhuruar triumfin në kampionatin e Serie B të 2018 e prestigjozen Copa do Nordeste. Një revolucion i vërtetë, por detaji më i pabesueshëm është se e gjitha ndodhi në 24 orë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *