• |
ide | kryesore

Teuta ndëshkon Kukësin, Duro kapet me arbitrin: Bylis shuplakë Flamurtarit, Laçi i shpëton humbjes

F1, Sport



12 gola në katër ndeshje me tre fitore vendase e një barazim. Teuta i falet Kallakut për tu kthyer tek fitorja, duke i treguar edhe njëherë Kukësit sa e vështirë është Niko Dovana për verilindorët. Skuadra e Duros duhet të ruante hapin e kryesuesit, por ndoshta mendja shumë shpejt tek derbi, ende pa fituar ndeshjen e tyre, e mungesat e rëndësishme të Ethemit e Mustës i ndëshkuan me një 1-0 që ka lënë shije të hidhur tek tekniku Duro.

Shpërthen në polemika tekniku i Bluve ndaj Enea Jorgjit, duke u kthyer të kujtojë edhe episode e mëparshme që kanë penalizuar kuksianët: “Nëse është me lente zmadhuese, ka qenë në gatishmëri arbitri. Kjo është një situatë, edhe nëse e ka prekur pak këmbën, që nuk është rast goli. Këto janë ato penalltitë, që arbitri me zor pret t’i japi, ka qejf. Edhe në Ballsh, edhe këtu, e njëjta gjë. Nuk po di çfarë të them. Më vjen keq, tani po e shoh, është nga ato penalltitë që do arbitri t’i japë, çfarë të them unë…”

Fitore e madhe e Bylis që po rezulton, ashtu si mendohej, surpriza më e bukur e kampionatit. Pesë rezultate pozitive radhazi, ku e fundit ishte ndaj Flamurtarit, kundërshtar mes një mijë e një problemeve: vetëm një barazim dhe pesë humbje në gjashtë ndeshjet sezonale dhe tani cështja bëhet gati edhe më e vështirë. Qardaku hapi serinë e golave në të 30 e kaq duhej që Flamurtari të mbytej në Ballsh, duke u fshikulluar nën goditjet e Goxhaj e Ntepe në pjesën e parë. Bylis bëri cfarë deshi me lojtarët vlonjatë dhe humbja mori përmasa nga golat e Guindo në minutën e 72-të, ndërsa 3 minuta më vonë, Ntepe realizoi pas topit të dhënë nga Peposhi. 11 pikë Bylis për momentin që ndodhet në pozita komode në tabelën e klasifikimit, ndërsa situata te Flamurtari është emergjente.

Në Gjirokastër, Luftëtari i shkoi pranë suksesit të dytë në këtë fillim kampionati, por Laci shpëton vetëm në fund me një 1-1 që mban në telashe Starovën. Kurbinasit me 5 pikë janë të parafundit dhe nuk ishte kjo idea për skuadrën e krijuar nga bardhezinjtë. Gjirokastritët në anën tjetër kanë nisur të marrin pikë dhe dalin të pamundur për të tretën javë radhazi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *