• |
ide | kryesore

Thirrja e Autoriteteve shqiptare/ Nesër mbërrin në Rinas avioni ushtarak grek me ndihma pas tërmeteve

Lajme, Të fundit



Në përgjigje të thirrjes së Autoriteteve shqiptare, Republika e Greqisë do të dërgojë ndihmë humanitare në Tiranë, për përballimin e pasojave dhe lehtësimin e të dëmtuarve prej tërmeteve dhe përmbytjeve që goditën së fundmi Shqipërinë.

Ndihma humanitare greke përfshihet në kuadrin e Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile, një instrument që koordinon përballimin kolektiv europian të fatkeqësive natyrore. Mbërritja e ndihmave është parashikuar për ditën e nesërme, në orën 09.45,  në aeroportin ndërkombëtar të RINAS-it të Tiranës.

Pritet që avioni i transportit të Aviacionit Luftarak Grek, të sjellë në Shqipëri gjeneratorë, ushqime, ilaçe, tenda, krevate, batanije dhe materiale të tjera të nevojshme.

Të shtunën e kaluar, vendi ynë u trondit nga tri tërmete të fuqishme, mes të cilëve njëri ka qenë me magnitude 5.8 Rihter dhe intensitet mbi 7.5 ballë, i lokalizuar 30 km në veri të qytetit të Durrësit. Sipas IGJEUM-it, ky është tërmeti  më i forti i shënuar në vend në harkun e 20-30 vjetëve të fundit. Tërmetet shkaktuan dëme të mëdha materiale, si dhe mbi 105 të plagosur.

Ndërkohë lëkundje të tjera tërmeti me një magnitudë në zbritje janë ndjerë edhe përgjatë kësaj jave. Më herët, u regjistrua një tjetër tërmet me epiqendër në detin Adritiatik, 6 kilometra në veri të Durrësit.Tërmeti ishte me magnitudë 3.1 me një thellësi prej 10 kilometrash.



6 Comments

  1. po pse mor shtet legenash, per ushqimet dhe batanijet e greqise kemi ngelur keq neve? O rrace e poshter pushtetaresh! Pavaresisht se vidhni nga paret tona, prape ngeleni te nenshtruar ndaj te huajve dhe s’keni problem te zgjasni doren si lypsare ju BQ. Dhe i lypni grekut, rrezikut Nr.1 per sigurine tone kombetare. Ju duheni varur si tradhtare, pushta!

  2. Vend i mbaruar. Akoma pas 30 viteve ka nevoje ti sjellin batanije, ilace dhe cadra. Thus se ka rene termet ne Somali dhe Jo ne mes te Europe.

    1. Me keq se ne afrike jetojne kafshet aty. Skane dale ndonjehere jashte atij zullumi te shikojne se ne c vit eshte bota.

  3. Keta plehrA qe kan zaptuar kete shtet te degjeneruar do ua she’s in me tender a spiteleve dhe burgjeve batanijet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *