• |
ide | kryesore

Vrasja e Santiago Malkos / Njëra prej makinave të sekuestruara i përket ish-miss-it të njohur shqiptar(FOTO)

Lajme, Të fundit

Policia ka sekuestruar ditën e sotme disa nga automjetet që u përkisnin 8 personave të shpallur në kërkim lidhur me vrasjen e ish-policit, Santiago Malko.

Sipas një informacioni të publikuar nga televizioni informativ “Report Tv”, dy prej makinave, “Audi A8 W10” e blinduar që kap vlerën e 300 mijë eurove dhe automjeti “Mercedes Benz GLE V8 biturbo”, që kap një vlerë rreth 100 mijë eurove, janë nën zotërim të njërit prej vëllezërve Duka, Leonardit.

Mësohet se Leonardi i kishte dhuruar automjetin e tipit “Benz” pak kohë më parë të dashurës së tij, Trejsi Sejdini, “miss Univers Albania” për vitin 2018. Sejdini ka publikuar edhe disa foto në rrjetet sociale ku ekspozohen pamje të këtyre makinave.

Lidhur me ekekutimin mafioz të Malkos në zonën e Xhamllikut më 27 gusht,  Policia ka shpallur në kërkim tetë persona, ndërsa Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë për të gjithë.

Aktualisht, në pranga ka rënë vetëm Teta, i cili është lënë në burg pa afat nga Gjykata e Tiranës. Në këtë ngjarje janë të përfshirë edhe vëllezërit Leonard dhe Erlis Duka, Ervis Metani, Ilir Selmani, Oltian Loga, Dritan Aga, Aleksander Maxhaku, si dhe Fatmir Hyseni, i njohur ndryshe me pseudonimin “Doqja”.

Malko, ishte pjesë e bandës së Ervis Martinajt, i njohur ndryshe si bosi i lojërave të fatit. Malko kishte gjithashtu në pronësi disa pika bastesh sportive. Ai ka qenë i përfshirë në ngjarjen e 4 tetorit 2018, ku dhe ndodhi vrasja e Fabian Gaxhës në ish-Bllok pas një përplasjeje me armë. Gjithashtu ish-polici i vrarë është përfshirë në një sherr me dy vëllezërit Lashi në vitin 2016 për një borxh prej 1 mijë eurosh. Megjithatë, pavarësisht kësaj ngjarjeje të rëndë, Santiago Malko ka qenë pjesë e Inspektoriatit të Mjedisit dhe Pyjeve, ku ka punuar si inspektor edhe pse ka qenë i shpallur në kërkim. ©Lapsi.al

 

5 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu