• |
ide | kryesore

Celine Dion u kthehet komenteve për fizikun e saj

Paparazzi, Slider



Celine Dion është e vetëdijshme se gjykohet për trupin e saj dhe nisur nga fakti sesa i përhapur është një fenomen i tillë dhe sa shumë ndikon te vajzat dhe gratë, flet vazhdimisht nëpër intevista. Së fundmi, në Entertainment Tonight, Celine diskutoi sërish për këtë problematikë.

Pasi shtrëngoi bicepsin, këngëtarja tha: “A ka ndonjë gjë të gabuar me trupin tim? Bëj balet. Bëj stretching dhe stërvitem, gjë që ndikon te mendja, trupi dhe shpirti im. Kur kthehem pas në kohë, kur isha 12 vjeçe, fytyra ime ishte më e rrumbullakët sepse kur je e re është paksa më ndryshe. Por unë kam qenë gjithnjë e dobët.”

Pavarësisht kritikave të njerëzve që nuk kanë punë tjetër me ç’të merren, Celine u shpreh se gjëra të tilla janë të zakonshme kur je në qendër të vëmendjes. “Nëse nuk doni që t’ju kritikojnë, jeni në vendin e gabuar,” tha ajo. “Unë marr vetëm gjërat pozitive. Marr komentet që janë më të mira për mua. Për të tjerat kujdeset menaxheri dhe stafi im.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *