• |
ide | kryesore

“Derbi nuk është problem. Lerda? Barsaletë”: Presidenti i Partizanit euforik pas fitores me Tiranën

Sport



Në derbin e fundit kishte deklaruar se për sa kohë të ishte në krye të Partizanit, të kuqtë do të vazhdonin të fitonin derbin me Tiranën. Sic duket thënien presidenti i Partizanit, Gazmend Demi, e paska marrë shumë seriozisht, duke qenë se i gëzohet tashmë një tjetër suksesi: “Kjo fitore nuk kishte shije tjetër – tha numri 1 i klubit pas ndeshjes -. E kemi thënë, derbi është pa problem. Nuk më pëlqeu shumë skuadra duhet të kishte bërë gola të tjerë”.

Presidenti i është kthyer edhe situatës me teknikun Franco Lerda, ku sipas një filmimi, në fjalët e vetë Demit, rrezikonte shkarkimin në rast humbje në derbi: “Rrezikonte Lerda? Janë thjesht barsaleta, pathyeshmëria vazhdon”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *