• |
ide | kryesore

Don Phenom injoron pyetjet për Taynan

Paparazzi, Slider



Tayna dhe Don Phenom thyen rekorde klikimesh në Youtube me “Columbiana”.

Për Taynën, kënga ishte padyshim një ogur i mirë për karrieren së suksesshme në muzikë që u pasua më shumë hite të tjera. Një vit pas atij suksesi, duket gjërat nuk shkojnë mirë mes reperes dhe Don Phenom. Të paktën kështu duket në rrjete sociale ku është vënë re se dy këngëtarët nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram.

Përtej këtij fakti, përgjatë këtij viti ata kanë përformuar pothuajse në të njëjtat koncerte, megjithatë prej kohësh ata nuk kanë dhënë asnjë shenjë miqësie mes tyre.

Së fundmi, në një një intervistë për “Tema Tv”, reperi u pyet nëse është i vërtetë fakti që i ka prishur raportet me Taynën. Don Phenom tha se “për këto gjëra duhet të flasin me menaxherët e tij”  dhe injoroi të përgjigjej më tej për Taynën, duke e devijuar fjalën në albumin e tij të ardhshëm:

“Unë thjesht them kaq: Albumi i ri do vijë dhe do jetë një nga albumet më të fuqishëm në tregun shqiptar.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *