• |
ide | kryesore

Foto/ Skenë prekëse: humbet ndeshjen, Maradona shpërthen në lot para tifozëve

Sport



Pavarësisht pritjes madhështore e ngrohtësisë së pafund që e rrethon gjithnjë, Diego Maradona duket se nuk po arrin ti rikthejë shanset e Gimnasias: pas humbjeve me Racing e Talleres skuadra e argjentinasit është dorëszuar edhe ndaj një River Plate mbushur me rezerva, duke mbetur e fundit në klasifikim me vetëm një pikë pas tetë javëve.

Në përfundim të ndeshjes Pibe de Oro, që me rezultatin 1-0 për “Millonarios” protestoi për mungesën e akordimit të një penalltie, ka pranuar superioritetin e kundërshtarit e më pas, pa mundur të mbajë lotët, u drejtua nga sektori i tifozëve të tij për të kërkuar ndjesë. Tifozët vetëm e kanë duartrokitur, por sigurisht që Maradona shpresonte të kishte një fillim ndryshe.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *