• |
ide | kryesore

FOTO/ ZDF reportazh për mafian shqiptare: Organizata kriminale më e frikshme në botë

Lajme, Të fundit



Televizioni gjerman ZDF ka transmetuar mbrëmjen e së shtunës një dokumentar rreth 45 minuta ku flitej për mafian shqiptare. “Në mes të bandave: mafia shqiptare”, titullohej dokumentari i realizuar nga gazetari David Beriain

“Mafia shqiptare është një nga organizatat kriminale më të frikshme në botë. Armët, trafiku njerëzor dhe droga janë ndër fushat e tyre fitimprurëse të biznesit”, – shkruhet në faqen zyrtare të televizionit gjerman ZDF. Në dokumentar gazetari flet me disa persona të maskuar të cilët nuk japin shumë detaje se çfarë janë.

Gazetari David Beriain ka ardhur në Shqipëri për të treguar një pasqyrë të strukturave të kësaj organizate kriminale. “Struktura që janë të rrënjosura fort në lidhjet tradicionale dhe të ndjekin një kod të fortë nderi deri edhe hakmarrjeje” – shkruan ZDF. ©LAPSI.al

 



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *