• |
ide | kryesore

“Jap jetën për PSG”: Neymar i paqendrueshëm emocionalisht

Sport



Një verë të tërë në kërkim të arratisjes nga Parisi, drejt destinacionit të zemrës, Barcelonës, duket sikur kanë qenë një ëndërr. Të paktën po të gjykosh nga deklaratat e braziliani, pas rehabilitimit të detyruar tek Paris Saint Germain.

Neymar në fakt po udhëheq klubin prisien me gola të rëndsishëm, që kur është kthyer të luajë në formacionin titullar të Tuchel e, duke gjykuar sipas fjalëve, futbollisti duket se është kthyer të jetë i lumtur nën Kullën Eiffel. “Jam këtu për të ndihmuar PSG, për të kryer rolin tim si futbollist në këtë klub – ka deklaruar ai pas suksesit ndaj Bordeaux firmosur nga një gol i tij -. Dò të jap jetën në fushë për ta cuar tek suksesi PSG e për të festuar të gjithë së bashku”.

Një deklaratë dashurie e cuditshme po të mendosh ato që ka thënë më parë braziliani piëkrisht për klubin e Parisit. Tifozët nuk e falën për mungesën e respektit të treguar me fjalë e vepra, në muajin që kërkonte transferimin tek Barcellona. Tani mbetet për tu parë, nëse fjalët janë vërtetë të ndjera apo O’Ney është i paqendrueshëm emocionalisht: duhet pritur janari për ta mësuar, kur të rihapet merkato.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *