• |
ide | kryesore

“Kathimerini” jep detaje për gomonen e kapur sot në brigjet greke

Lajme, Të fundit



Një tjetër gomone me shpejtësi të lartë u kap sot nga autoritetet greke. Sipas “Kathimerini” bëhet fjalë për gomonen e dytë që i shpëtoi ndjekjes pak ditë më parë kur u kap një skaf me 3 persona në bord, 2 shqiptarë dhe një italian.

Dyshohet se ato kishin transportuar sasi të mëdha kanabisi nga Shqipëria drejt Turqisë. Gomonia e dytë u zbulua mesditën e së dielës pas një operacioni të koordinuar të Rojës Bregdetare dhe ELAS.

Ajo u kap në brigjet e Angistri, në brendësi të së cilës ishte një tjetër shqiptar. Ende nuk dihet identiteti i shqiptarit të arrestuar pasi operacioni është në vijim. “Kathimerini” shkruan se të dyja gomonet dërguan kanabis në Turqi dhe më pas u furnizuan me heroinë. Për shkak të zbulimit dyshohet e drogën e hodhën në det përpara se të hynin në ujërat greke. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *