• |
ide | kryesore

Rudina flet për binjakët Veshaj,’Do më bëjnë intervistë kur t’i pushojë Agron Llakaj’

Paparazzi, Slider



E ftuar kësaj jave në emisionin “Lart e Poshtë” në RTSH, Rudina ka treguar të rejat më të fundit që pritet të ketë sezoni i ri i emisionit të saj “Mos i Fol Shoferit”, ku mesa duket do të ketë emra të rinj që do t’i shtohen javë pas jave spektaklit. Ndërkohë ajo ka folur dhe për “stand up-comedy-n” e saj që do të vijë në muajin nëntor në skenën e teatrit, projekt i cili shpreson të jetë i suksesshëm.

Gjithsesi pjesa që na tërhoqi vëmendjen ne dhe me siguri ju intereson dhe ju (sepse vdisni për drama) ishte ajo e lojës në intervistë, ku gazetari e ka vënë përballë dy emrave të ndryshëm Rudinën dhe kjo e fundit, do të duhej të zgjidhte njërin prej tyre, sipas pyetjes.

E pyetur nëse do të kishte një emision të quajtur “Dyshat”, me cilin prej ish-kolegëve të saj do ta bashkë-prezantonte, me Donaldin apo Romeon, Rudina u përgjigj: “Unë kam këmbëngulur që Romeo të jetë pjesë e Al-Pazar sepse Agron Llakaj ishte shumë skeptik dhe nuk e donte. Dhe sigurisht që me Romeon sepse Donaldin e njoh më pak! Por ata janë të dy çuna të jashtëzakonshëm!”

Më tej, e pyetur se pse aktorja nuk është ftuar për intervistë në emisionin veror të binjakëve dhe Bora Zemanit, “Treshat”, Rudina u shpreh: “Po nuk e di, ndoshta kur t’i heqi Llakaj nga puna!”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *