• |
ide | kryesore

Të qenit simbol seksi i shkaktoi Megan Fox kriza psikologjike

Paparazzi, Slider



Në një video për Entertainment Tonight, Megan i tha Diablo-s se s’u mërzit për kritikat e këqija për “Jennifer’s Body” sepse ishte e shqetësuar për diçka tjetër.

“Kisha shumë gjëra në mendje asokohe dhe filmi që kritikohej s’ishte i pari nga shqetësimet e mia. Kisha një marrëdhënie shumë të tensionuar me publikun, me mediat, me gazetarët dhe po e vuaja shumë. Ai moment s’ishte veçanërisht i dhimbshëm, ishte pjesë e asaj çfarë po përjetoja atëherë,” tha ajo.

Gjithashtu, objektivizimi i përhershëm i shkaktoi një krizë psikologjike.

“Nuk doja të më shihnin, nuk doja të bëja foto, të dilja në revista, të ecja në tapet, nuk doja të shihesha fare në publik prej frikës dhe besimit se me siguri do të tallesha ose do të pështyhesha ose dikush do të më bërtiste, ose njerëzit do të më gjuanin me gurë thjesht sepse kisha dalë jashtë. Ishte një moment shumë i errët,”  shpjegon ajo.

Diçka tjetër që ndikoi në mendimin e njerëzve për Megan është fakti që ajo foli për hiperseksualizimin dhe objektivizimin vite përpara lëvizjes #MeToo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *