• |
ide | kryesore

Tmerrohen gruaja dhe vajza: Casemiro në fushë në derbi, hajdutët futen në shtëpi

Sport



Me barazimin e arritur në derbi Real Madrid ka qendruar në krye të klasifikimit të Liga, por në fund të ndeshjes në Ëanda Metropolitano, Casemiro, mesfushori i Blancos, ka marrë një lajm të frikshëm, se shtëpia e tij është bastisur, ndërsa braziliani ishte në fushë. Lajmin e ka publikuar El Chiringuito, që nënvizon se edhe gruaja dhe vajza e futbollistit ishin brenda në shtëpi gjatë momentit të grabitjes.

Hajdutët kanë kompletuar misionin e tyre (një “goditje milionere”) duke boshatisur shtëpinë e brazilianit, që ndodhet në La Moraleja, në një nga zonat më të goditura për sa i përket vjedhjeve të banesave të lojtarëve të Madrid. Fatmirësisht gruaja dhe vazja nuk kanë patur pasoja dhe janë në gjendje të mirë, për to ‘vetëm’ tmerri i minutave makth.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *