• |
ide | kryesore

Video/ “E pa kur** që të lindi” ofendimi i Ramos tërbon Simeone: kapiteni i Real rrezikon skualifikim të gjatë

Sport, Video



Atletico-Real nuk është kurrë një ndeshje e qetë. Në Madrid askush nuk pranon të dalë i humbur nga kjo sfidë, pa llogaritur tradhëtarët që kanë kaluar nga një klub në tjetrin. Por këtë herë 0-0 e derbit e ka trazuar si gjithnjë Sergio Ramos e Diego Simeone, për një episod që mund të kondiciononte ndeshjen, por ndoshta mund ti kushtojë mbrojtësit merengues ndonjë skualifikim të rëndë.

Kapiteni i Blancos nuk ishte aspak dakord me një vendim të asistentit të arbitrit Gonzales, në fundin e pjesës së parë. Tërbimi e bëri spanjollin të humbasë arsyen, duke iu drejtuar arbitrit me fjalët: “E pe këtë rast? E pa ajo kur** që të lindi?”. Ofeza e mbrojtësit nuk i ka shpëtuar teknikut të Atletico, që ka kërkuar me zjarr përjashtimin nga fusha të kapitenit të Real: “Si mund ta tolerosh këtë. A e dëgjove çfarë tha. ‘Kur** që të lindi!’

Në reagimin e Simeone është e qartë pesha e dënimit që pati ofendimi i bërë arbitrit, sezonin e kaluar, nga Diego Costa. Federata Spanjolle e Futbollit e pezulloi sulmuesin me origjinë braziliane 8 ndeshje, por Ramos ndoshta tani rrezikon po kaq falë provës TV.

https://www.youtube.com/watch?v=4E1PUdHoMiM&feature=player_embedded



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *