• |
ide | kryesore

Video/ Përleshje masive në Selman Stërmasi: Tirana-Partizani rrezikon të mos luhet

F1, Sport, Video



Ngarkesë psikologjike e emocionale, por kjo që po ndodh në Selman Stërmasi është e paprecedentë. Rreth një orë përpara startit të ndeshjes mes Tiranës e Partizanit, situata ka degjeneruar, ende pa u mbushur mirë stadiumi me tifozë. Forcat e sigurisë e kanë patur të pamundur të kontrollojnë valangën e tifozëve të të dyja kampeve që kanë kapërcyer barrierat duke u futur në fushë për të konfrontuar.

Pamje të shëmtuara në atë që duhej të ishte shfaqja e bukur e futbollit shqiptar. Tymuese dhe sende në fushë, por tifozët nuk janë ndalur duke nisur përleshjen mes tyre. Arsyeja e këtij sherri masiv është se fonia e stadiumit është vendosur pranë tribunës ku qëndron tifozeria e Partrizanit, gjë që është interpretuar nga të kuqtë si qëllim që të mos dëgjohen koret e tyre.

Në këtë situatë derbi rrezikon të mos luhet. Ose nëse skuadrat bien dakord të luhet pa praninë e tifozëve….



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *