Të pandehurit nëpërmjet avokatëve të tyre, kanë kërkuar gjykim të shkurtuar dhe kanë mohuar akuzat e Krimeve të Rënda. Avokatët kanë kërkuar prova konkrete në lidhje me implikimin e tyre në ngjarje, pasi pretendohet pafajësia dhe mospërfshirja në ngjarje.
Seanca e ditës së sotme u zhvillua ndaj biznesmenit Arbër Çekaj, administrator i kompanisë Arbi Garden, në kontenierët e së cilës u gjet droga dhe 2 të pandehurit e tjerë, Donaldo Lushaj dhe Armando Pezaku. Çekaj, Lushaj dhe Pezaku akuzohen për veprat penale “Trafikimi i narkotikeve”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i struktuar kriminal”, pas sekuestrimit të 613 kg kokainë në shkurt të 2018-ës.
Ndërkohë, më 15 tetor pritet të lexohen konkluzionet përfundimtare të Prokurorisë. 613 kg e kokainës, të fshehura në banane, u kapën në mars të vitit të kaluar në portin e Durrësit, ngarkesë e cila po shoqërohej nga shoferi Armando Pezaku dhe menaxheri i “Arbri Garden”, Donaldo Lushaj, të cilët u paraqitën për të kryer zhdoganimin.
Çekaj u arrestuar në Gjermani dhe kërkoi që të mos ekstradohej, me argumentin se në Shqipëri i rrezikohej jeta. Ai kërkoi azil në këtë shtet, por gjykata e Dyseldorfit vendosi pro ekstradimit të tij.