• |
ide | kryesore

613 kilogramë kokainë në banane/ Arbër Çekaj del para Gjykatës, kërkon gjykim të shkurtuar

Lajme, Të fundit



Gjykata për Krime të Rënda ka hapur shqyrtimin gjyqësor ndaj biznesmenit Arbër Çekaj dhe 2 të pandehurve të tjerë, Donaldo Lushaj dhe Armando Pezaku, të akuzuar për trafikun e sasisë së konsiderueshme prej 613 kilogramë kokainë të kapur në Maminas.

Të pandehurit nëpërmjet avokatëve të tyre, kanë kërkuar gjykim të shkurtuar dhe kanë mohuar akuzat e Krimeve të Rënda. Avokatët kanë kërkuar prova konkrete në lidhje me implikimin e tyre në ngjarje, pasi pretendohet pafajësia dhe mospërfshirja në ngjarje.

Tashmë, Gjykata është tërhequr për të marrë vendim në lidhje me formën e gjykimit që do të procedohet për tre të pandehurit.

Çekaj, Lushaj dhe Pezaku akuzohen për veprat penale “Trafikimi i narkotikeve”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i struktuar kriminal”, pas sekuestrimit të 613 kg kokainë në shkurt të 2018-ës.

Çekaj u arrestuar në Gjermani dhe kërkoi që të mos ekstradohej, me argumentin se në Shqipëri i rrezikohej jeta. Ai kërkoi azil në këtë shtet, por gjykata e Dyseldorfit vendosi pro ekstradimit të tij.  Ai është pronari i kompanisë “Arbri Garden” në kontenierët me banane të së cilës në fund të shkurtit të 2018 u kapën edhe 613 kg kokainë që vinin nga Kolumbia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *