• |
ide | kryesore

Aksioni i IKMT në Vlorë/ Gruaja qan: Do shtroj fëmijët e mi

Arkiva, Lajme, Të fundit



Përplasjet e forta mes banorëve dhe punonjësve të Inspektoriatit Kombëtar të Mbrotjes së Territorit vijojnë edhe në këto momente. Punonjësit e IKMT ndodhen në zonë për të zbatuar aksionin e prishjes së 60 objekteve.

Një grua kërkon të ndalojë IKMT dhe policinë. Me një fëmijë të vogël në krahë ajo qan e ulëret vazhdimisht, ndërsa policia ka shoqëruar me sa duket bashkëshortin e saj. Më herët nga ambientet e lokalit ajo dëgjohet teksa thotë se nuk do ta lirojë pronën e saj.

“Të vijë kush të dojë. E kam djersën e fëmijëve të mi. S’iu vjen zor, çfarë bëjnë kështu. Nuk iki, këtu do shtroj fëmijët e mi, të katërt. E kam blerë me lekë, me djersën e ballit”, thotë gruaja duke qarë.

Aksioni, ku përfshihen 60 ndërtesa të tilla që janë në plan për t’u prishur, ndërmerret sipas njësisë vendore të Vlorës për t’i lënë hapësirë plazheve publike. Në mbështetje të këtij aksioni kanë mbërritur forca të shumta policie të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH), për të shmangur përplasjet me pronarët e këtyre objekteve.

Aksioni ka nisur me shembjen e lokalit të njohur në zonë, “Copa Cabana”, për të vijuar me 59 objektet e tjera.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *