• |
ide | kryesore

“Akt terrorist në tentativë…” Partizani akuzon Tiranën për instalimin e eksplozivit pranë të kuqve

F1, Sport



Një betejë e fortë mediatike, por edhe institucionale, ka nisur tashmë mes Patizanit e Tiranës, në përfundim të derbit të fituar nga të kuqtë. Klubi i Partizanit nuk e ka kaluar lehtë “instalimin e një sasie të konsiderueshme eksplozivi pranë sektorit të mbështetësve të Partizanit”, duke e konsideruar një vepër të mirëmenduar kriminale. Nuk është hera e parë që me Tiranën organizatore, situata në stadium del jashtë kontrollit.

Të kuqtë shkojnë përtej një situatë që degjeneroi, duke e quajtur të mirëmenduar nga struktura të klubit bardheblu dhe një pjesë të tifozerisë: “Një akt i vërtet terrorist i mbetur në tentativë rezultoi të ishte parapërgatitur nga një pjesë e tifozerisë pritëse, e cila do të ishte e pamundur të organizohej pa bashkëpunimin (në rastin më të mirë pasiv) të administratorëve të stadiumit “Selman Stërmasi” shkruhet në komunikatën e Partizanit.

Tani cështja i ka kaluar organeve të drejtësisë, për të hetuar plotësisht këtë “vepër të rëndë kriminale dhe të vënë përpara përgjegjësisë organizatorët dhe bashkëpunëtorët e këtij akti të paprecedent”.

REAGIMI I KLUBIT PARTIZANI
Klubi i Futbollit Partizani denoncon fuqimisht aktet e ndodhura në takimin Tirana – Partizani, i vlefshëm për javën e 6-të të Kategorisë Superiore. Për të disatën herë klubi pritës vazhdon të dështojë në organizimin dhe mbarëvatjen e takimeve derbi. Përtej shfaqjes së banderolave skandaloze, agresionit fizik ndaj tifozerisë së kuqe, hedhjes së sendeve të forta dhe koreve ofenduese, këtë herë është kapërcyer çdo element i sigurisë së organizimit të një aktiviteti sportiv.

Një akt i vërtet terrorist i mbetur në tentativë rezultoi të ishte parapërgatitur nga një pjesë e tifozerisë pritëse, e cila do të ishte e pamundur të organizohej pa bashkëpunimin (në rastin më të mirë pasiv) të administratorëve të stadiumit “Selman Stërmasi”. Instalimi i një sasie të konsiderueshme eksplozivi pranë sektorit të mbështetësve të Partizanit konsiderohet një vepër e mirëmenduar kriminale, e cila shënjestron drejtpërsëdrejti jetën dhe shëndetin e të gjithë të pranishmëve dhe posaçërisht të lojtarëve të skuadrës sonë.

Klubi e konsideron të papranueshëm faktin që për këtë akt, i cili nëse do të ishte realizuar mund të shënonte një tragjedi me përmasa të frikshme, nuk ka asnjë reagim apo distancim nga KF Tirana si klub organizator i ndeshjes dhe si administratore e stadiumit “Selman Stërmasi”. I bëjmë thirrje organeve ligjzbatuese që të hetojnë plotësisht këtë vepër të rëndë kriminale dhe të vënë përpara përgjegjësisë organizatorët dhe bashkëpunëtorët e këtij akti të paprecedent.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *