• |
ide | kryesore

Analiza: Zgjedhje të parakohshme në një ditë/ A po e gënjen Basha, PD?

Arkiva, Kryesore

Stopimi i protestave, zbutja e toneve radikale dhe lëshimi i sinjaleve të kompromisit nga opozita, po shoqërohen me idenë se shpejt, ndoshta nga pranvera, mund të zhvillohen zgjedhje të parakohshme.

Madje, madje, këto zgjedhje nuk do të jenë vetëm të përgjithshme, por edhe lokale, duke rrëzuar kështu farsën e 30 qershorit, kanë raportuar mediat.

Në shtyp kanë rrjedhur copëza nga mbledhja e Lulzim Bashës me kryesinë dhe ish- grupin parlamentar të PD-së ku është mbështetur ideja e zgjedhjeve të shpejta: “Zgjidhja e krizës vjen nëpërmjet zgjedhjeve të parakohshme”,  mësohet të ketë thënë Basha.

Po nga rrjedh kjo ide e liderit demokrat, kur shumica nuk ka dhënë asnjë sinjal zbutjeje dhe ndërmjetësit ndërkombëtarë nuk e kanë shtruar në tryezë këtë opsion?

Një version është që Basha të shpikë një fabul të re për të mbajtur me gajret militantët, të mërzitur nga fakti se nuk e rrëzoi dot kryeministrin me protesta, se nuk e pengoi dot 30 qershorin, se ka zbutur tonet e dikurshme, që përmblidheshin në slloganin: “nuk ka zgjedhje me Ramën”.

Por, sado absurde të duket, versioni se Basha po e përdor konceptin e zgjedhjeve të shpejta për të gënjyer vathën e vet, është më i miri i mundshëm.

Sepse nëse ai mendon se mund të shkojë vërtet në zgjedhje me Ramën kryeministër, ashtu sikurse në 2017, ky është një opsion katastrofal. Dhe kjo jo vetëm për fatin e opozitës, që nuk do të qe dot e aftë t’i përballonte bandat e vjedhjes së votës të rilindjes dhe as të matej me milionat e oligarkëve dhe koncesioneve që shkojnë pro saj. Humbja në këtë rast do të ishte e sigurtë.

Por, mbi të gjitha ky version do të qe një humbje për interesin e mbarë shqiptarëve. Sepse kur dogji mandatet, kur bojkotoi lokalet, opozita nuk u zotua para tyre se do të siguronte rotacionin, por se do të sillte ndryshimin. Dhe ky ndryshim nuk ishte thjeshtë këmbimi i karriges së Ramës me Bashën, por një transformim rrënjesor i sistemit, ku të zhbëheshin ndryshimet e kushtetutës të 2008, që e shndërrojnë kryeministrin në mbret, ku parlamenti të rifitonte pushtet në kontrollin e qeverisë, ku kryetarët e partive mos kishin të drejtën e listave të mbyllura, që caktojnë natën e fundit kë u do qefi dhe kë paguan më shumë për deputet.

Kur nisi lëvizjen radikale, PD premtoi se do t’i realizonte këto transformime të mëdha, duke arritur më parë tek një qeveri tranzitore, e cila do të bënte të mundur reformat e mëdha, pa shkopat nën rrota që i fut kushdo lider i fortë si kryeministër (në rastin konkret Rama).

Nëse ajo e harron këtë hartë rruge, ajo e ka të parashkruar një disfatë të re, si rezultat i mosbesimit që do të ngjallë në elektorat. Por edhe nëse ndodh mrekullia, edhe nëse Rama ka degraduar aq shumë sa nuk e ndihmojnë më as milionat dhe as banditët, shqiptarët do të dilnin sërish të humbur. Sepse pa u transfrmuar totalisht sistemi i programuar për të prodhuar liderë autoritarë, Lulzim Basha do të bëhej shumë shpejt si paraardhësi.

Prandaj kur e dëgjojmë atë t’i thotë partisë së vet se do të ketë zgjedhje të parakohshme, gjëja më e mirë që mund të besojmë është se po e bën për të gënjyer të vetët.

©Lapsi.al

6 Comments

  1. Me duket sikur e kam shkruar vete kete artikull . Nese Basha thote se zgjedhjet e parakoheshme zgjidhin krizen , une them se zgjedhjet e parakohshme pa ndyshime rrenjesore dhe thelbesore kushtetuese dhe zgjedhore vetem sa do ta agravojne akoma me shume gjendjen e mjerueshme te keti populli . Edhe ne rastin hipotetik , qe Basha dhe opozita fiton zgjedhjet , prape kriza nuk zgjidhet por agravohet . Ky ndryshim hipotetik sjell vetem perfitime dhe ofiqe per eliten opozitare por kurrsesi per popullin . Basha duhet ta kuptoje njehere e mire se pa ndryshime eshte i humbur qe ne nisje . Por me mire sesa Basha dhe elita opozitare kete gje duhet ta kuptoje populli ne pergjithesi dhe demokratet ne veçanti,se pa ndryshime i japin “goditjen e flenderimit” demokracise ne kete vend .
    Ky sistem ka rene ne kolaps total dhe pa ndryshime nuk ka zgjidhje . Ndyshimet jane oksigjeni i vetem per kete populli . Nese nuk ka ndryshime ka revolucion , popullit i ka ardh ne maje te hundes . Mos e provokoni popullin , historia nuk genjen kurre , populli fiton gjithmone .

  2. Nuk e kemi te keqen vetem nga sistemi, i cili patjeter duhet te ndryshoje(me lista te hapura ku kandidatet te votohen nga baza dhe jo te caktohen nga kryetari) Problemi eshte qe nuk shohem kund drite jeshile. Mua nuk ma mbush dot mendjen njeri se vetem ndryshimi i sistemit do sjelle perparim . Tek e fundit situata ekonomike e shqiptareve prape nuk do ndryshoje Sepse jane vendosur tashme standartet e ndertimit te rrugeve , shkollave spitaleve. Jane shtuar ca taksa (te prones te dritave te ujit) Dhe me besoni qe kushdo qe te vije vetem po i rriti se per te ulur ndonje shpenzim as qe behet fjale. Dhe keshtu mendojne te gjithe prandaj nuk e largojme dot Ramen

  3. mos e vrisni menen se po njesoj thuhej dhe per Berishen ne 2013, ti vjedh zgjedhjet Berisha, ka bandat Berisha, edhe po arrite te dalesh barazim ta merr prap ne tavoline Berisha, ka milionat e arkes se shtetit, ka Zamir Manen, Gecin, Kastratin qe i financojne dhe blejne votat…. e pate si doli? 1 milion vota kunder, kshuqe mbani shpresat.

  4. Pse di te beje gje tjeter ky lulu,vetem te genjeje si gjithmon,ka gjashte vjet qe I genjen shurranjoset shpellaret e pd ky kelysh,qe salihu e nxorri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu