• |
ide | kryesore

Balluku kapet “mat” dhe përplaset me gazetaren: Shko lexo para se të pyesësh!

Lajme, Të fundit

Është thënë se “Air Albania” do të bëjë 3 udhëtime në ditë nga Shqipëria drejt Italisë dhe anasjelltas, ndërkohë që ditën e hënë janë realizuar dy prej tyre. Përmes një kontrate, kompania shqiptare në mungesë të certifikatës së fluturimit, po përdor me qira atë të kompanisë “Turkish Airlines”.

Ndërkohë gjatë inaugurimit të fluturimit të avionit me emrin “Migjeni”, ministres Belinda Balluku i është kërkuar informacion nga gazetarja e Fax Neës, në lidhje me kontratën e qerasë me “Turkish airlines” dhe pse nuk duhej të pritej edhe për pak kohë për fluturimet derisa “Air Albania” të pajisej me certifikatën e fluturimit.

Balluku i është përgjigjur me ironi gazetares duke i thënë se duhet të lexojë më shumë, ndërsa nuk jap asnjë sqarim se përse duhet që të paguhet një sasi aq e madhe parash për qiranë e licencës së fluturimit një kompanie turke, dhe jo të pritej edhe pak kohë sa kompania shqiptare ta zotëronte vetë këtë leje.

Pjesë nga komunikimi i gazetares me ministren:

Gazetarja: Mund të të bëjë një pyetje?

Balluku: Natyrisht, nuk po të ndërpres për të bërë pyetje, por fillimisht duhet të vish e përgatitur për të bërë pyetje për “Air Albania”, fillimisht duhet të kesh lexuar.

Gazetarja: Marja e AOC-së nuk është marrë nga kompania, si mund të jetë “Migjeni” pjesë e flotës shqiptare kur AOC e ka të regjistrit turk?

Balluku: Çfarë është AOC-ja

Gazetarja: Është certifikata e fluturimit që duhet marrë nga kompania. “Migjeni” nuk është avioni i dytë i “Air Albania”, është avion i ‘turkish’. I paguajmë qeranë për përdorim dhe gjithashtu qeratë për orët e fluturimit”

Balluku: Ta marrim me qetësi, “Migjeni” është avion i flotës “Air Albania”, ndaj ju them se duhet të lexoni më shumë kur merrni përsipër të flisni për teknikalitete. Ofron shërbime të një cilësie shumë të lartë dhe shqiptarët duhet të jenë krenar që në aeroport ka nisur fluturimet një tjetër avion me emrin e një kompanie shqiptare.

9 Comments

  1. Ktu ne itali te gjitha kompanit a basso prezzo i kan me qira avjonat , por emrin ke avjoni e kon te vetin.
    Ne kroacia me qira i ka avjonet po kon flamurin kroat ke bishti

  2. Bravo gazetares. E diskretitoi fare ministren Balluku . Ja nxorri te gjitha te palarat. Fitore shume e madhe per opoziten.

    Gazetare debila gjen kudo. E cfare pastaj se jane marre avjonet me qira ? Pjesa turke ka 49% te kompanise dhe ky 49% eshte qiraja e avjoneve . Ne kemi 51% te kompanise dhe kemi te tera shpenzimet e tjera.
    Pra eshte nje kompani me dy investitore te cilet do ndajne fitimet sipas perqindjeve.
    Shikoni kur te fillojne te bertasin gazetarucet qe , meqe uji qe ju sherbehet pasagjereve eshte blere nga italia atehere kompania nuk eshte shqiptare.

    kur e lexova u trishtova per nivelin medioker te ‘ gazekarise opozikare’ .

    1. O Cubi! Bëji gangster Ballukes që ka qenë deri në 2000 pastruese dhe burdelliste në Greqi, dhe kur u ble AMC nga grekët drejtori i madh grek e mori në Shqipëri pastruesen dhe i dha 1 post në kompani me tall karin me të, me shqiptarët dhe paret e tyre! Pastaj dihet filmi u martu me KolQorr-Sallaksin dhe e mori Edroga në Bashki si zëdhënëse! Tani që i ka shoku pidhi me 7 pala sa se merr njeri përsipër po bën kamikazen e Ramës duke firmosur çdo gjë!

  3. Po edhe ti o cub i barakes qeke nji kokrra e karit qe nuk e ka shokun. Or karrrrrrrrrrrrrrrr a e kupton injorancen e ministres qe nuk di cfare eshte AOC. Dhe pranej sna hap deren askush ne europe se ka kara si puna jote qe i kitares pa tela ………..

  4. Mos fluturoni me avionin Boeing 737 se do merrni veten ne qafe. Ata avione jane hequr nga qarkullimi nga pothuajse te gjithe shoqerite ajrore pas incidentit ne Etiopi. Nqs ajo qe thote Nafije Balluku eshte e vertete perse del dhe i ben reklame, malli mire shet veten

    1. Mos fol budallalliqe, jane hequr 737 air max, te cilet jane prodhim i ri. Kto qe perdorim ne jane modeli i vjeter. Dhe jane nga aviinet me te mir ne qarkullim, persa i perket sigurise. Gjithmone nese do perdoret 737, se nuk ja kam idene ca avioni eshte lasgushi.

  5. Personi qe foli tha jane Boeing 737 i prodhuar ne 2016, kur dihet qe fluturimi i pare i 737 air max eshte Janar 2016. Ai nuk e sqaroi se cfare boeing 737 ishte, por nisur nga viti prodhimit mendoj se eshte 737 air max, dhe persa i perket sigurise 737 nuk eshte eshte me i miri

  6. Ministrja qe paguhet nga ne, zihet ngushte nga nje pytje e zgjuar. “Lexo” i thote gazetares. “Te vish e pergatitur”. Gazetarja jo vetem qe kishte lexuar por edhe qe e pergatitur. Bravo. Ndersa eminenca gri ose zi e Rames jo se i plas nga gazetarja, por se i vjen zor dhe cmire qe nje popull i thjeshte eshte me e zgjuar se ajo dhe publikisht madje.

  7. E keni pare vendin ne sallen e parlamentit ku ulet sallakja e Kolit,eshte fis vendi ku ulej gjyshi saj Beqir Balluku,katundari dhe injoranti I zall herrit.O popull eshte ulur perseri ne krye te vendit byroja politike e enveri ,ne saj te pinjollit te Kristaq Rames.Turp per kete popull qe heshte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu