• |
ide | kryesore

Calciopoli, lëvizje e re e Juventus kundër Inter: “Titulli 2006 nuk duhet të dorëzohet”

Sport



“Inter? Jo, të lutem! Më parë është Bayer” ka thënë tekniku i Juventus Maurizio Sarri. “Juve? Është vetëm Barcellona tani për tani” i qendron në linjë Conte. E megjithatë, Champions apo jo Champions, Derbi i Italisë është aty gati të kthejë në vëmendje mëritë e vjetra, Calciopoli apo kampionatin e ndershmërisë. Sikur të mos mjaftonin dy pikët në klasifikim që ndajnë djemtë e Conte nga ata të Sarri, si të mos ishte i mjaftueshëm rivaliteti historik e mungesa e miqësisë mes dy teknikëve, benzinë mbi zjarr ka menduar të hedhë kontestimi më i madh mes dy klubeve, ajo për Titullin 2006.

Pikërisht kështu, cështja e stërzgjatur nuk ka përfunduar ende. Juventus, pavarësisht dështimeve të panumërta të marra si në drejtësinë sportive ashtu dhe në atë civile, vazhdon betejën juridike. Kolegji i garancisë së sportit ka marrë një ankimim të klubit bardhezi kundër Figc, Inter e Coni për vendimin e 30 gushtit të kaluar në Gjykatën federale të apelit, në lidhje me dorëzimin nga ana e Figc, tek Inter të titullit kampion 2006. Juventus kërkon të mos dorëzohet tek askush titulli kampion për sezonin 2005-2006 e, duke e dërguar cështjen në organet e drejtësisë federale kompetente. Bardhezinjtë bëjnë hapin zyrtar të një raundi të ri, që vështirë se do të jetë i fundit… sepse edhe ky është Inter-Juve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *