• |
ide | kryesore

Dalin në qarkullim 200 dhe 5000 lekëshi i ri, si do veprohet me kartmonedhat ekzistuese (FOTO)

Lajme, Të fundit



Del sot në qarkullim seria e re e kartëmonedha 200 dhe 5000 lekëshe.

Para pak ditësh,Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, njoftoi se prerjet e reja të kartëmonedhave janë pjesë e serisë, 500, 1000, 2000 lekë. Kartëmonedhat, ndonëse vijnë me risi në drejtim të prerjeve, mbajanë të stampuara të njëjtat figura historike.

“Seria e re e kartëmonedhës shqiptare gërsheton sigurinë maksimale, pamjen moderne, komunikimin artistik të mesazhit historik dhe rezistencën më të lartë gjatë përdorimit. Ajo është rikonceptuar e plotë me 6 prerje: 200, 500, 1.000, 2.000, 5.000 dhe 10.000 Lekë”, bën me dijeni BSH-ja.

Ndërkohë, kartëmonedhat e vjetra do të vijojnë të jenë në qarkullim për t’u tërhequr gradualisht nga BSH-ja, kur të jenë të dëmtuara dhe të papërdorshme.

 

4 3

 

c6a57df0-f37f-4675-aeb6-578e86ca7090 9c1c0397-4a38-4dd8-b38c-ed8dbf46de50 45565cb3-1930-43e9-96ac-b1a8aba56a4a a84039f9-8cd5-4cc4-b78d-ac283645d3c6

34a0d556-b3d3-4eb7-beda-8aadd4b6fece



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *