• |
ide | kryesore

Ditë kombëtare zie për Francën, i jepet lamtumira Zhak Shirak-ut

Lajme, Planet



Me dhjetëra udhëheqës botërorë, përfshi presidentin rus, Vladimir Putin, u mblodhën këtë të hënë në Paris për t’i dhënë nderimet e fundit ish presidentit francez, Zhak Shirak, ndërkohë që i gjithë vendi është në zi kombëtare.

Ish-presidenti karizmatik, Zhak Shirak, vdiq të enjten e 26 shtatorit, në moshën 86-vjeçare. Trupi i tij  u përcoll me nderime të plota ushtarake te varrezat Montparnasë të  Parisit.

Kisha Sent Sylpis, në kryeqytetin francez, mbajti një meshë solemne për funeralin, ndërkohë që me mijëra dashamirës u mblodhën rreth ish “Hotelit të Invalidëve”, vendi ku Franca nderon zakonisht heronjtë e tyre.

Shirak ka qenë president, kryeministër, deputet dhe kryebashkiak i Parisit. Karriera e tij 30-vjeçare kulmoi gjatë 12 viteve që shërbeu si president i vendit, nga viti 1995 në vitin 2007. Gjatë luftës së Irakut, në vitin 2003, ai ra në sy si bashkues i kombit, pasi foli pozitivisht edhe për opozitën.

Sondazhet popullore të organizuara nga “Le Journal du Dimanche” treguan se francezët e konsiderojnë si presidentin më të mirë të kohërave moderne, bashkë me Sharl De Golin./ Reuters

 

 

 

 

 

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *