• |
ide | kryesore

Emiliano Sala zhvleftësohet: FIFA vendosi shumën që Cardiff duhet ti paguajë Nantes

Sport



FIFA provon ti japë fund cështjes së drejtësisë, që pasoi vdekjen tragjike të Emiliano Sala. Mbi çështjen është shprehur sot komisioni i lojtarëve të organizmit futbollistik më të rëndësishëm, që merret me statusin e sportistëve: Cardiff duhet të paguajë 6 milionë euro tek Nantes. Jo të gjithë shifrën e transferimit, por 1/3 e 17 milionëve të rënë dakord për kalimin e argjentinasit nga Franca në Uells.

Nantes, skuadra në të cilën Sala luante deri në aksidentin tragjik ajror janarin e kaluar, i kishte kërkuar Cardiff, klub që kishte blerë sulmuesin 29 vjecar, të paguante të gjithë shifrën e akorduar për transferimin. Uellsianët refuzuan ta bënin (“Nuk do të paguajmë asnjë penny”) sepse Sala kishte vdekur pasi avioni me të cilin udhëtonte ishte rrëzuar në Kanalin e La Manshit për shkaqe ende të paqarta.

Vendimi i FIFA ka ardhur, ashtu si shpjegohet në një komunikatë zyrtare, duke patur parasysh “rrethanat specifike e unike të kësaj situate tragjike”, por beteja e drejtësisë nuk është aspak e mbyllur: të dy klubet kanë bërë të ditur mundësinë e ankimimit në Cas të Losanna. E ndërsa diskutohet për paratë, kërkohet ende një shpjegim për vdekjen absurde të një djaloshi 29 vjecar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *