• |
ide | kryesore

Giampaolo lëkundet në pakinë: mes emrave për Milan është edhe një nostalgjik

Sport



Marco Giampaolo nuk ndryshohet, për tani. Shoqëria kuqezi, përmes Maldinit, ka konfirmuar trajnerin por është e qartë se nuk lejohen më hapa fals. Duke nisur nga e shtuna, kundër Genoa, ku ish-tekniku i Sampdoria luan të ardhmen e tij në pankinën e Milan. Ndërkohë, duke parë situatën, po qarkullojnë merat e zëvendësuesve të mundshëm.

Luciano Spalletti duket favoriti, por kontakte ka patur edhe me Claudio Ranieri, që në të shkuarën ka treguar se di tia dalë me skuadra në gjendje të vështirë. Një tjetër ish-romanist mund të jetë pozitiv për impaktin tek kuqezinjtë: Rudi Garcia, është një profil ndërkombëtar që i pëlqen shumë drejtuesve. Por ka një zgjedhje nostalgjike, Andriy Shevchenko, por që për momentin është e vështirë. Miqësia me Paolo Maldini është në favior, por ish-sulmuesi duhet të lirohet nga kombëtarja e Ukrainës.

Të gjithë në pritje të një thërritje për ti thënë po Milan, por për momentin Giampaolo shkon përpara në rrugën e tij me mbështetjen e shoqërisë. Gjashtë ndeshje janë shumë pak për të gjykuar, por rezultatet nuk janë për tu anashkaluar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *