• |
ide | kryesore

Haradinaj sulmon Kurtin: Nuk është më i njëjti

Lajme, Të fundit



Sipas Ramush Haradinajt, rivali i tij në garën për kryeministër, Albin Kurti i “Vetëvendosje” ka ndryshuar vetëm për të fituar zgjedhjet. Ai ka thënë se kjo është e rrezikshme.

“Sa i përket evoluimit të tyre në temat e interesit nacional, vetë evoluimi kaq i shpejtë, drastik apo zbritja e shkallëve kaq shpejt e zotit Kurti me qëllim të ardhjes në pushtet është enorm. Nuk është më i njëjti njeri. Është rrezik kjo logjikë, nëse ky është trendi qysh ndryshojmë ne, atëherë është shumë më i shpejt se sa ajo çka lypë Kosova në raport me interesat nacionalë”, – ka thënë Haradinaj.

Ai tha se Vetëvendosjes nuk i beson për shkak të ndryshimit të mendimit për taksën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *