• |
ide | kryesore

Hetimet për pagesën e hotelit në Barcelonë, Arbjon Mazniku paraqitet në Prokurori

Lajme, Të fundit

Nënkryetari i bashkisë së Tiranës, Arbjon Mazniku, do të paraqitet ditën e sotme në Prokurori për çështjen e pagesës së  qendrimit në një hotel në Barcelonë.

Sipas burimeve jozyrtare, në orën 10:00 ka nisur marrja në pyetje e numritv dy të Bashkisë së kryeqytetit.

Prokuroria nisi hetimet në llogari të Maznikut pas denoncimeve në media dhe nga ana e selisë blu, që ngritën pretendimin se “pronari dhe administratori i Fusha shpk ka paguar hotelin 908 euro nata (në Barcelonë) për nënkryetarin Mazniku.”

Në media është publikuar një faturë e një hoteli luksoz në Barcelonë, ku nënkryetari i bashkisë Arbian Mazniku është akomoduar për të pushuar në një dhomë për të cilën është paguar 908 euro nata. Kjo është fatura e numrit dy të bashkisë i cili për dy net në hotel AlmaBarcelona ka shpenzuar 1816 euro. Por ajo që përbën skandal përveç çmimit që ia kalon edhe abuzimit të ministrave të Ramës, është fakti se pagesa është bërë nga presidenti i kompanisë Fusha shpk, Shkëlqim Fusha nëpërmjet kartës së kreditit. Pra, përfituesi më i madhe i parave publike nëpërmjet bashkisë së Tiranës dhe qeverisë së Edi Ramës paguan dhomat luksoze të hotelit për zyrtarët e bashkisë të cilët prej 4 vitesh nuk kanë kursyer firmat për tenderat qindra miliona euroshe për të”, ka denoncuar Partia Demokratike.

4 Comments

  1. Keta nuk duan tja dine per asgje , nuk lodhen fare per ti mbuluar vjedhjet dhe cdo gje tj se jane te mbrojtur me “ANTI PLUMB ” haaaaaa maskarenj deri ne palce

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu