• |
ide | kryesore

Kulisat e raportit/ Ç’po ndodh në korridoret e Venecias?

Arkiva, Kryesore

Ndonëse në Tiranë po trajtohet me seriozitetin maksimal, raporti i Komisionit të Venecias për 30 qershorin, ligjshmërinë ose jo të këtyre zgjedhjeve dhe mundësinë e shkarkimit të presidentit të republikës, nuk është veçse një draft paraprak. Normalisht ai nuk duhet të bëhej publik, por kjo ndodhi pasi shumica parlamentare e la të rridhte në media kur e pa se i shkonte për shtat.

Ai duhet të mbetej konfidencial dhe i është dërguar palëve (presidencës dhe kuvendit të Shqipërisë) për të bërë vërejtjet e tyre. Sepse konkluzionet e tij finale do të jepen në 11 tetor, në qytetin e vjetër të dozhëve venecianë.

Lexo më tej:

Andi Bushati: Pse Meta po sillet si humbës pas Venecias?

Partia Socialiste, që tashmë ka caktuar njeriun që do të t’i prijë grupit që do të mbrojë versionin se Ilir Meta ka shkelur kushtetutën dhe prandaj duhet shkarkuar. Ai është Taulant Balla, që pritet të kundërshtojë formulimin e draftit paraprak se “elementet e paraqitura mund të çojnë në përfundimin se këto akte nuk mund të kenë qenë të një natyre mjaftueshmërisht serioze për të justifikuar shkarkimin e Presidentit”.

Por, nëse shumica parlamentare do të shkojë drejt Venecias me qëllimin për të forcuar ashpërsinë e draftit kundër Metës, edhe zyra e presidencës do të ketë të drejtën të mbrohet me njerëzit e saj. Nuk janë bërë ende publike emrat që do ta kryejnë këtë rol, por ata pritet të kundërshtojnë fort konkluzionin se: “Presidenti tejkaloi kompetencat e tij sipas Kushtetutës, fillimisht duke i anulluar zgjedhjet lokale, e më pas duke i shtyrë ato”.

Ish ministri i drejtësisë, Eduart Halimi e përshkroi kështu qëndrimin që do të mbajnë mbrojtësit e Ilir Metës: “Tejkalim në fjalor do të thotë të tejkalosh përtej parashikimeve, ndërsa shkelje do të thotë të thyesh një nen të veçantë. Në momentin kur presidenti merr detyrën betohet se nuk do të shkelë Kushtetutën, jo se nuk do të tejkalojë apo bëjë parakalim të gabuar. Neni 90 i Kushtetutës thotë se presidenti nuk mban përgjegjësi për aktet gjatë kryerjes së detyrës së tij dhe se presidenti mund të shkarkohet nëse kryen shkelje të rënda të Kushtetutës dhe kryen një krim të rëndë. Në atë tekst që është shpërndarë nuk rezulton që është shkelur ky apo ai nen”.

Venecia: Meta tejkaloi Kushtetutën, por nuk mund të shkarkohet

Në fakt e gjithë beteja që do të zhvillohet në sallën e Komisionit të Venecias bëhet për një paragraf që përmban drafti paraprak: “i takon parlamentit dhe në fund Gjykatës Kushtetuese, që të përcaktojë nëse kjo do të përbënte “shkelje të rënda”, të cilat do të lejonin një shkarkim të Presidentit”.

Pra a do të shkarkohet nga Parlamenti dhe Gjykata Kushtetuese, Ilir Meta?

Ashtu sikurse thuhet në dokumentin e parapërgatitur, zor se komisioni do të shprehet qartë për këtë pikë. Ai do ia lejojë atë institucioneve shqiptare. Por, nga ana tjetër as përfaqësuesit e qeverisë, as ata të presidencës nuk pritet të ndikojnë aq shumë sa t’i bëjnë ndryshime drastike draftit. Ndonëse eksperiencat e komisionit e njohin praktikën e retushimeve dhe transformimit të koncepteve, për shkak se ato përdoren edhe si modele për kazuse të tjera ndërkombëtare, në këtë rast ekspertët e Venecias e kanë shqyrtuar vetë situatën në terren dhe thelbi i konkluzioneve finale nuk pritet të jetë i ndryshëm nga drafti paraprak që ka dalë në publik.

©Lapsi.al

 

Konkluzionet paraprake nga Komisioni i Venecias:

1. Në mungesë të një dispozite ligjore të posacme, Presidenti mund të anulojë zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore vetëm në një situate që plotëson kriteret për marrjen e masave të jashtëzakonshme.
2. Anulimi i zgjedhjeve është i mundur vetëm në situata që plotësojnë kërkesën për shpalljen nga autoritetet shtetërore të masave të jashtëzakonshme. Në rastin konkret, rregullat kushtetuese për marrjen e masave të jashtëzakonshme nuk janë ndjekur në këtë rast dhe as nuk kishte një konsensus politik, i cili do të lejonte këtë krijimin e një baze ligjore ad hoc për shtyrjen e zgjedhjeve.
3. Anulimi i zgjedhjeve ndikon gjithashtu në të drejtat për të zgjedhur të njohura instrumentet ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe çdo ndërhyrje kërkon respektimin e parimit të proporcionalitetit.
4. Mungesa e një baze ligjore dhe disponueshmëria e alternativave (shtyrja e zgjedhjeve sipas masave të jashtëzakonshme sipas nenit 170 të Kushtetutës ose rifillimit të dialogu politik pas zgjedhjeve) bën ndërhyrjen në të drejtat pë të zgjedhur joproporcionale.
5. Bojkoti elektoral nga partitë politike, edhe nëse ato përfaqësojnë një pjesë të rëndësishme të elektorati nuk mund të ndalojnë mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta. Përndryshe, këto parti do të kishin një mjet për të parandaluar plotësisht çdo zgjedhje.
6. Megjithëse Presidenti tejkaloi kompetencat e tij kushtetuese duke anuluar dhe shtyrë zgjedhjet lokale përtej mandatit zgjedhor të autoriteteve lokale pa një bazë të veçantë ligjore, rrethanat që e diktuan mund të çojnë në përfundimin se akti i tij nuk mund të jetë i një natyre mjaft serioze që passjell shkarkimin e Presidentit.

3 Comments

  1. PO PSE NGA I MESUAM DOBIÇLLIQET NE ? NGA KETA KURVAT E PERENDIMIT I MESUAM . NA MESUAN KURVELLIKUN DHE TALLIN KARIN ME NE . OJ EVRPO OJ KURV E MOTIT THOSHTE AT GJERGJ FISHTA .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu