• |
ide | kryesore

Aksident i frikshëm pranë kryqëzimit të Patokut, mjeti i të rinjve përfundon në kanal (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Katër të rinj që udhëtonin më një automjet të tipit “Benz” janë aksidentuar pranë kryqëzimit të Patokut.

Sikurse shihet nga pajmet bashkëngjitur më poshtë të siguruara nga Lapsi.al, mjeti ka përfunduar në kanal. Nga informacionet paraprake mësohet se dy prej të rinjve kanë marrë lëndime të lehta dhe janë dërguar për mjekim në spitalin e qytetit të Laçit.

Sipas komunikatës së Policisë, shkak për aksidentin është bërë prerja e rrugës së një mjeti tjetër.

Ndërkohë, forcat policore janë në vendngjarje për të kryer zbardhjen e plotë të rrethanave dhe të shkaqeve të aksidentit.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *