• |
ide | kryesore

Media amerikane zbardh draftin: Ç’do vendoset për negociatat me Shqipërinë

Lajme, Të fundit



Agjencia e njohur amerikane e lajmeve “Bloomberg” ka siguruar dokumentin që do miratohet në mbledhjen e ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian më 15 tetor, për hapjen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Sipas “Bloomberg”-ut, në draftkomunikatën që ka qarkulluar që prej datës 27 shtator, shkruhet se Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do t’u jepet drita e gjelbër për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit në Union.

Dokumenti që disponon “Bloomberg”-u thekson: “Në dritën e përparimit të arritur për reformat, vendosim hapjen e negociatave të pranimit me qeveritë në Tiranë dhe në Shkup”. Gjithnjë sipas prestigjiozes amerikane, drafti i hartuar të premten edhe mund të ndryshojë deri më 15 tetor.

“Një vendim për të nisur negociatat dështoi në qershor, pasi vende si Franca, Holanda, Gjermania dhe Danimarka bënë rezistencë. Qeveritë perëndimore të BE janë të acaruara nga dështimi i disa vendeve lindore, që iu bashkuan bllokut në vitin 2004, për të mbështetur sundimin e ligjit dhe luftën ndaj korrupsionit. Kështu ata janë të kujdesshëm për të pranuar anëtrët e rinj në klubin më të madh tregtar në botë, ku njerëzit, mallrat dhe shërbimet lëvizin lirshëm”.”- shkruhet ndër të tjera në artikull.

 

 

Javën e shkuar, Bundestagu gjerman miratoi hapjen e kushtëzuar të negociatave për Shqipërinë, që në dalim nga Maqedonia e Veriut, do të duhet të plotësojë një listë me 9 kushte, 2 prej të cilëve para mbajtjes së Konferencës së Parë, ku edhe zyrtarizohet hapja e negociatave. Ndërkohë, jo më larg se dje u raportua se Holanda nuk ka ndryshuar ende qëndrimin bllokues ndaj Shqipërisë.

Lajmin se Holanda do t’i thotë “Jo” integrimit të Shqipërisë e ka konfirmuar edhe ministri i Jashtëm holandez, Stef Blok. Ky i fundit ka deklaruar gjatë një takimi të Komisionit Parlamentar për Punë të Përgjithshme se “nuk ka asnjë indikacion se diçka ka ndryshuar”, duke shtuar se “negociatat me Shqipërinë do të hapen, pasi të jenë përmbushur pesë kushtet e vendosura nga Këshilli Evropian në vitin 2018”. 

Megjithatë, verdikti i BE-së  pritet të vuloset më 17/18 tetor nga Këshilli Evropian,

 

 

 



3 Comments

  1. Po bloomberg nuk eshte media (meqe ka gazete, tv dhe faqe web) me tipare te krahut demokratik. Te seres NYT, TheTimes etj etj qe shajne 24h Trumpin. Dmth bicim sorosiane

    1. mos harro je te portali i quajtur Lapsi.al cfare pret. bushati ka marr lek nga soros dhe me shume gjasa ka marr ndonje dore me lek dhe nga rama/blushi/apondonjekomunisttjeter

  2. Ne jemi si ai jevgu 4 vjet ne nje klase, te na fusin keshtu si jemi , se nuk e kalojme dot klasen. Pastaj te filloj edukimi sipas standartit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *