• |
ide | kryesore

Messi në garë me kohën, kërkon të jetë kundër skuadrës që nuk i ka shënuar kurrë

Sport



Messi, do të jetë apo jo në fushë? Sfida e Champions me Inter ka mbërritur, me dyshimin si një vit më parë, të prezencës së argjentinasit. Një stimul më shumë për kapitenin, të tentojë të shënojë për herë të parë kundër zikaltërve. Por duhet tia dalë përtej dëmtimit të dytë që mund të jetë i komplikuar: në fillim problemi në soleon e këmbës së djathtë, pastaj zgjatja e aduktorit të kofshës së majtë. Dy ditët e ardhshme do të testojnë gjendjen e tij fizike, por duket se shanset që Leo të marrë një grumbullim janë të mira.

Barcelona është stërvitur sot në prag të sfidës të së mërkurës në mbrëmje në shtëpi ndaj Interit e pjesë e saj ka qenë edhe Lionel Messi. Në profiling zyrtar të blaugrana në Twitter bëhet e ditur se argjentinasi është stërvitur pjesërisht me grupin. E njëjta situatë edhe për Dembele, lojtari tjetër që është duke provuar të rekuperojë në minutat e fundit në prag të ndeshjes së Champions League. Sipas së përditshmes katalanase Sport, një vendim përfundimtar mbi Mesin do të mund të merret vetëm pas dy seancave të fundit stërvitore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *