• |
ide | kryesore

Ndahet nga jeta producenti i njohur

Paparazzi, Slider



Michael James Ryan, i njohur me emrin e artit Busbee, ka ndërruar jetë në moshën 43-vjeçare. Lajmi i papritur u bë publik mbrëmjen e djeshme, ndërkohë që shkaku zyrtar i vdekjes ende nuk dihet. Megjithatë burime pranë familjes së tij kanë raportuar se ai ishte diagnostikuar me tumor në tru më herët këtë vit.

Busbee ishte një muzikant dhe producent i famshëm, i cili kishte punuar gjatë karrierës së tij me emra të mëdhenj të industrisë si Maren Morris, Garth Broks, Lady Antebellum, Keith Urban, Florida Georgia Line, Pink, Shakira, Christina Aguilera apo Jonas Brothers.

Në profilin e tij në revistën preztigjoze “Rolling Stones” shkruhet se ai e nisi karrierën duke ju përkushtuar muzikës jazz, por i këshilluar nga një koleg i tij kaloi në prodhimin e muzikës country, ku pati dhe suksesin më të madh me emrat e përmendur më lart. Gjithashtu ai punoi me disa artistë për albumet e tyre pop dhe arritjet e tij më të mëdha ishin puna me albumet që janë renditur në majat e klasifikimit si “H.O.L.Y”. Në vitin 2016 ai u nominua dhe për një çmim Grammy.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *