• |
ide | kryesore

Pas kushteve të Bundestagut, Kuvendi përgatit rezolutë për çeljen e negociatave (DOKUMENTI)

Lajme, Të fundit



Një projektrezolutë me 10 pika është përgatitur në formën e një drafti nga Kuvendi, në prag të vendimit të Bashkimit Europian për çeljen ose jo të negociatave me Shqipërinë.

Në draftrezuloutë theksohet se në prag të vendimit të BE, konsiderohet e rëndësishme që Kuvendi të vijojë me intensitet punën e tij në përmbushje të detyrimeve që rrjedhin nga Kushtetuta, Rregullorja e tij si dhe ligjet në fuqi përsa i përket në veçanti procesit të integrimit në Bashkimin Europian.

Me anë të kësaj projektrezolute kërkohet që institucionet shqiptare, bazuar në parimet demokratike, në institucionet demokratike dhe me një përfaqësim të ligjshëm të vijojë e përqëndruar në reformat e ndërmarra dhe t’i përfundojë ato në respektim të kuadrit kushtetues e ligjor në fuqi, duke bërë të mundur rezultate konkrete në zbatimin e përparësive të vendosura nga Komisioni Europian për hapjen e negociatave deri në anëtarësimin me të drejta të plota në Bashkimin Europian.

Projektrezoluta i drejtohet gjithashtu edhe shteteve anëtare të Bashkimit Europian në kuadër të Summit-it të ardhshëm të Këshillit Europian i cili do të mbahet me datat 17-18 tetor 2019, ku një ndër pikat e diskutimit në rendin e ditës do të jenë edhe vendimet për hapjen e negociatave me Republikën e Shqipërisë dhe me Republikën e Maqdonisë së Veirut.

Në kuadër të kësaj prespektive, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë duhet të angazhohet më tej për ecurinë e reformave dhe zbatimin e tij sipas funksioneve që Kushtetuta dhe ligjet në fuqi i kanë caktuar.

Përsa më sipër kërkohet që të fillojë procedura e shqyrtimit dhe miratimit të kësaj projektrezolute, bashkengjitur relacionit shpjegues.”- shkruhet ndër të tjera në draft rezolutë.

Projektrezoluta, e propozuar nga ish-zv.kryeministrja Senida Mesi dhe deputetja Rudina Hajdari, përmban 10 pika, ku Kuvendi, në përputhje me kriteret e vendosura nga Bundestagu gjerman, kërkon dialog gjithëpërfshirës për intergimin europian, mbështet Reformën në Drejtesi, inkurajon ngritjen e SPAK-ut, BKH0së dhe Gjykatës Kushtetuese, si edhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ky dokument i drejtohet edhe shteteve anëtare të BE-së, që në 17-18 tetor do diskutojnë për mundësinë e nisjes së bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

 

 

 



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *