• |
ide | kryesore

Shembja e godinave nga IKMT/ Vijojnë përplasjet në Orikum, një nga pronarët: Jetën do ta jap para këtij betoni…

Lajme, Të fundit



Vijojnë përplasjet e forta mes banorëve dhe punonjësve të Inspektoriatit Kombëtar të Mbrotjes së Territorit (IKMT), të cilët ndodhen në zonë për të zbatuar aksionin e prishjes së 60 objekteve.

Banorët kanë dalë me fëmijët në krah përpara fadromave të IKMT-së, në përpjekje për të penguar shembjen e godinave në pronësi të tyre, duke pretenduar se janë të pajisur me lejet përkastëse. Po ashtu, pronarët e këtyre objekteve, shprehen se nuk iu është dhënë asnjë sqarim lidhur me projektin e Bashkisë.

Ne kemi një muaj e gjysmë të terrorizuar. Janë paraqitur ca civila, ca me bexha, ca pa bexha dhe thanë që do kalonin për të bërë informalitetin e zonës. Faleminiderit iu thamë. Mbas kësaj filluan fletat: një do prishet, një s’do prishet. Kemi gjithë këtë kohë pa vënë gjumë në sy familjarisht…Jetën do e jap para këtij betoni këtu. Kemi investuar këtu me lekë djerse. Bashkia thotë do i prishim. Kemi një javë që kërkojmë kryetarin e Bashkisë, kërkojmë projektin, por na shmangen që të gjithë. Të vijë me projekt, iki vetë.”- thotë një nga pronarët e objekteve që preken nga aksioni i IKMT-së.

Aksioni, ku përfshihen 60 ndërtesa të tilla që janë në plan për t’u prishur, ndërmerret sipas njësisë vendore të Vlorës për t’i lënë hapësirë plazheve publike. Në mbështetje të këtij aksioni kanë mbërritur forca të shumta policie të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH), për të shmangur përplasjet me pronarët e këtyre objekteve.

Aksioni ka nisur me shembjen e lokalit të njohur në zonë, “Copa Cabana”, për të vijuar me 59 objektet e tjera.

 

https://www.youtube.com/watch?v=BzTQDelI6Lk&feature=youtu.be



8 Comments

  1. mire do bejne, e keni bere private, keni qelbur e shemtuar bregdetin shqipetar..ju meritoni edhe t’Ju rrasin ne Burg, pervecse te paguani shpenzimet e shembjes dhe pastrimit..

  2. Ata muter per te cilet keni votuar nuk keni pse thoni nuk i njohim, nuk i dime. Aty i keni pasur i keni pritur, duartrokitur e perqafuar. Por ja u futen sa krahu duke ju njohur ca malli jeni. A donit rilindje, ja ku e keni ja u solli midis jush ai karoministri i juaj i dashur.

    1. A te futsha kastravecin ne bythe une ty mor kopil. Ishit mesu ju te dhisnit gjithandej me ndertime pa leje o sumqimi Lulit. Hani mut tani

  3. Shumica e ketyre lokaleve duhen prishur se, e para kane zene toke publike e dyta jane shume te shemtuar dhe sherbejne si ombrelle per pastrim lekesh

  4. Në këtë çerek shekulli kanë dalë në tv me qindra që kanë thënë se do jepnin jetën para kashtës, drurëve, gurëve, tullave e betonit por në fund asnjë nuk e ka mbajtur fjalën e thënë botërisht. Punë ndërtuesish pa leje.

  5. O popull bythqir qe beni sehir njeri tjetrin ne raste te tilla, haroni qe neser vin dhe radha juaj, ikni varsi kara se na turperuat

    1. jo , ju jeni te fundit..keni votuar keta dhe keni mbajtur prona te pushtuara e ngritur karakatina per vite vetem se keni lepire politiken..tani mos u beni si revolucionare..ngeleni zagare..nuk ngrihet njeri per ju..jeni te humbur!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *