• |
ide | kryesore

VIDEO/ Basha i kujton Ramës premtimet e pambajtura: Premtove legalizim falas, po shkatërron pa dëmshpërblim

Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vijuar akuzat kundrejt kryeministrit Edi Rama, në lidhje me procesin e legalizimeve.

Në një postim në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook”. Basha shkruan se kreu i qeverisë i mashtori shqiptarët kur premtoi legalizime falas, duke shtuar se sipas tij, rruga kryesore “e cila i shpëton SOT shqiptarët, është largimi sa më parë i Ramës nga posti i kryeministrit”.

Premtoi legalizim falas por shkatërroi qindra banesa dhe nxorri mijëra fëmijë dhe të moshuar në mes të katër rrugëve.Për të vjedhur paratë e taksave dhe grabitur pronat e tyre, Edi Rama mashtroi dhe dhunoi shqiptarët. Vetëm largimi i Hajdutit Psiqik dhe bandës së tij sjell siguri, mirëqenie dhe punësim për çdo familje shqiptare. #RamaIk #HajdutiPsiqik #ShqipëriaSiEuropa”- shkruan Basha.

Bashkëngjitur postimit të tij, kryedemokrati ka ndarë me ndjekësit edhe një video ku risillen në kujtesë “premtimet e pambajtura” të kryeministrit.

Shtëpitë e ndërtuara pa leje nuk prishen edhe sikur Enver Hoxha të ngjallet”, është një premtim i Ramës që PD-ja e ka risjellë në këtë video. “Në 6 vjet, shtëpitë u shembën pa u legalizuar. Shumë të tjera kërcënohen nga korrusioni i Ramës. Përdori policinë dhe gazin lotsjellës kundër qytetarëve për shembjen e shtëpive të tyre pa dëmshpërblim”, thuhet në tekstin shoqërues të materialit filmik

 

 

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/972272293108052/?v=972272293108052



2 Comments

  1. Or Basha nuk kemi nevoje te na tregosh gjurmet , ne ujkun e dime se kush eshte dhe e kemi perballe . Por une kam frike qe eshte kope ujqerish(ca gri e ca te zinj) qe vetem duan ta xhvasin kete vend perdite e me shume , here njera pale dhe here tjetra . Tregoje me fakte se nuk je pjese e kesaj kopeje , beje ndryshimet .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *