• |
ide | kryesore

Video/ Djokovic rikuperon dëmtimin, duke u ndeshur në… sumo

Sport, Video

Pasi ka kaluar problemet në shpatull që e kanë detyruar të tërhiqet në US Open, Novak Djokovic është gati të kthehet në fushë. Kampioni serb ka fluturuar në Tokyo ku do të marrë pjesë për herë të parë në turneun vendas. Në pritje për të zbritur në pistë, numri 1 në botë është ngjitur në dohyo, zona e luftimit e përdorur në mundjet sumo.

Mes të qeshurave, Nole ka provuar disa lëvizje e një dyluftim kundër një prej ish-luftëtarëve vendas. “Ishte një eksperiencë unike dhe e pabesueshme. Ndihesha pak jashtë forme (për sumo) – bëri humor tenisti -. Mendoj se me ndonjë kg më tepër, do të jem gati për të konkuruar. Me shumë mundësi trefishi i peshës sime aktuale do të ishte masa e duhur për tu futur në dyluftim”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu